E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Strategjia për armët e vogla e të lehta, Lamallari: Pritet amnisti. Me partnerët po punojmë për kuadrin ligjor

Prezenca e OSBE-së, UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, prezantuan Strategjinë Kombëtare të Ndërgjegjësimit, Planin e Veprimit 2023-2027 dhe Fushatën Ndërgjegjësuese për Armët e Vogla dhe të Lehta, ku u vu theksi te mundësia për zbatimin e një amnistie për dorëzimin vullnetar të këtyre armëve nga popullata.

Për partnerët ndërkombëtarë me rëndësi është ndërgjegjësimi i komunitetet për rreziqet dhe benefitet e dorëzimit vullnetar të armëve.

Prej kohësh, autoritetet dhe partnerët ndërkombëtar po punojnë për rritjen e kapaciteteve me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e publikut mbi rrezikun nga armët e vogla e të lehta.

Trafikimi dhe zotërimi i paligjshëm i armëve, krimet me armë, eksplozivët dhe prekursorët e tyre, edhe pse paraqiten në rënie çdo vit, ende shfaqen si kërcënim për jetën njerëzore dhe rendin e sigurinë publike.

Në viti 2016, pas amnistisë së fundit të zbatuar në Shqipëri, u dorëzuan vullnetarisht në gjithë vendin më shumë se 1600 armë nga popullata.

Gazetare: Flutura Tota

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›