E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

15 vjet nga krijimi i IPD, Dervishi: Rekomandimet tona deri tani kanë gjetur zbatim

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me rastin e 15 vjetorit të krijimit të saj ka organizuar konferencën e 5-të kombëtare “E Drejta për Informim – Hapje, Transparencë, Digjitalizim”.

Për komisionerin, Besnik Dervishi, e rëndësishme është që rekomandimet e deri tanishme të instituticionit janë marrë parasysh dhe janë vendosur në zbatim.

“Rekomandimet e Komisionerit janë më të zbatuarat dhe që gjejnë më tepër zbatim”, tha Dervishi.

Nënkryetarja e kuvendit, Ermonela Felaj, theksoi se tashmë ka ardhur kohë që në të gjitha institucionet të rritet ndërgjegjësimi.”Ka ardhur momenti qe të gjitha institucionet duhet të ndërgjegjesohen për të gjithë rekomandimat qe jep komissioneri në rritje e sigurisë dhe mbrojtjen e të dhënave”, tha Felaj.

Ky institucion po vijon punën për përmirësime në ligjin për të drejtën e informimit që synojnë adresimin e problematikave të identifikuara gjatë zbatimit të tij.

Gazetare: Amela Koçerri 

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›