E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama siguroi vendin në histori

Barack Obama dhe aleatët e tij në Kongres patën sukses. Ata kaluan reformën shëndetësore që garanton sigurim shëndetësor për të gjithë amerikanët dhe siguron se falimentimi nuk do të jetë gjatë pasoja më serioze e sëmundjes.

Obama, udhëheqësi i Senatit, Harry Reid, dhe kryesuesja e Dhomës Përfaqësuese, Nancy Pelosi, siguruan vendin e tyre në histori, megjithëse reforma që ata kaluan është e papërfunduar dhe për momentin jopopullore.

Republikanët kanë premtuar ta anulojnë dhe shpresojnë ta rikthejnë shumicën në Dhomën Përfaqësuese në zgjedhjet e nëntorit.

Demokratët bënë histori, por a do të pendohen për këtë?

Në një kohë afatgjatë, kjo duket e papëlqyeshme. Megjithatë, problemet dhe ndërlikimet ndodhin.

Të drejtat e sanksionuara në këtë legjislacion janë kaq themelore sa do të shihen si të patjetërsueshme, ashtu si sigurimet shoqërore apo kujdesi mjekësor për ata që kanë nënshtetësinë.

Parë nga një këndvështrim më afatshkurtër, demokratët i kanë hyrë një loje të madhe të bixhozit.. Demokratët kanë bërë shumë pak për t’i mbrojtur propozimet e tyre specifike.
Në të vërtetë, shitja e kësaj reforme është përqendruar në thumbimet populliste ndaj kompanive të sigurimit, të cilat duhet të vijojnë organizimin. Gjithashtu janë bazuar në ankesat se nëse 32 milionë amerikanë futen në skemën e sigurimeve, atëherë kjo do të rezultojë me një reduktim neto të deficitit buxhetor.

Reforma duhet eksperimentuar për të përmirësuar efikasitetin. Kjo mund të prodhojë përfitime domethënëse në një kohë afatgjatë, por që të ndodhë kjo, duhet të ndiqet në mënyrë agresive.

Me një përpjekje vërtet bipartizane, si ajo që krijoi skemën e sigurimeve shoqërore dhe të sigurimeve shëndetësore për shtetasit amerikanë, mund të sigurohet një konsensus kombëtar dhe dëshira për t’i riparuar detajet e nevojshme, ndërsa reforma ecën.

Për shkak të pamundësisë për të arritur marrëveshje mes partisë, Obama mund t’i kritikojë haptas republikanët, të cilët nuk kanë qenë kurrë të hapur për bashkëpunim. Ata unanimisht janë pozicionuar kundër reformës.

Por, kjo nuk e justifikon dështimin e presidentit për të drejtuar partinë e tij drejt një konsensusi të moderuar, që duhej të ishte paraqitur më herët dhe sa më shpesh.

Pavarësisht kësaj, publiku duhet ta mbështesë reformën, ashtu si demokratët shpresojnë, dhe ndoshta të mënjanohet dështimi në nëntor.

Një pengesë në nëntor dhe shkatërrimi i ambicieve të tyre politike mund të jetë çmimi që demokratët duhet ta paguajnë për këtë reformë dhe rruga që duhet të ndjekin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›