E Diel, 1 Nëntor 2026

Strauss Kahn mund të lirohet, gruaja ka gënjyer

Ka marrë një kthesë befasuese çështja e ish kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn. Sipas New York Times e gjitha akuza e formuluar në ngarkim të Strauss Kahn është e bazuar në gënjeshtra dhe ish udhëheqësi i FMN-së mund të lihet i lirë.

Kamarjerja e cila ngriti akuzat ndaj tij për abuzim seksual, sipas NYT ka gënjyer që nga fillimi. Që nga pretendimet e saj të para më 14 maj, akuzuesja ka gënjyer, i tha NYT një nga ligjvënësit që po merret me çështjen

Edhe pse nga testet mjeko-ligjore u gjetën prova të qarta, prokurorët nuk besojnë më në ato që ka deklaruar kamarjerja.

Sipas NYT gruaja 32- vjeçare e cila është nga Guineja, mund ta ketë bërë këtë me qëllim përfitimin e azilit politik, ose është e përfshirë në aktivitet kriminale, në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›