Strauss-Kahn sërish probleme me ligjin

Ish shefi i Fondit Monetar Ndërkombtar, Dominique Strauss-Kahn do të gjykohet në Francë për kontraktim të prostitutave.
Vendimi është marrë me gjithë rekomandimet e dhëna nga prokurorët se akuzat duhet të hidhen poshtë.
Rasti ka të bëjë me ndeja seksi në një hotel në qytetin francez, Lille, ku 64 vjeçari e ka pranuar se ka marrë pjesë.
Sidoqoftë, ai thotë se nuk e ka ditur që gratë pjesëmarrëse në ndejë kanë qenë prostituta.
Ky rast e rikthen në qendër të vëmendjes Stauss-Kahn pas arrestimit të tij në Nju Jork në maj të vitit 2011 pas akuzave të një ndihmëse hoteli se e ka sulmuar seksualisht.
Ai dha dorëheqje nga pozita e shefit të FMN-së para se të rrëzoheshin akuzat.
Para këtij rasti, ai është parë si një garues i mundshëm për pozitën e presidentit të Francës./indeksonline/