E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Meta Te hetohem pa imunitet

Në fjalën para deputeteve në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve, ish- kryeministri Ilir Meta u shpreh i gatshëm për t’u hetuar pa mburojën politike. Ai e quajti të vonuar kërkesën e prokurorisë së përgjithshme për imunitetin e tij , po ashtu dhe jo profesional hetimin e deritanishëm mbi montazhin me Priftin.

“Prokuroria e cila ka nisur një ccështje mbi bazë të një video përgjimi të një emisioni nuk ka bërë pyetje në studion ku e ka ccuar nëse kjo bisedë është autentike, në rast se aferat që përmenden dhe paratë që do të merreshin janë të vërteta… në vend të tre rreshatave tju sjell 25 faqe punime shkencore të bëra nga një autoritet I padiskutueshëm në këtë fushë” tha Meta.

Këtë tezë mbrojti dhe kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli: “Të mbledhim seancën sa më parë në mënyrë që prokuroria të mos shfrytëzojë këtë si mjet për të zvarritur, pavarëisht për të zvarritur”.

Kreu i LSI-së deklaroi se hetimi nuk do mbesë me kaq dhe do padisë të gjithë autorët e atij që në fillim e quajti montazh.
“Edhe sikur prokuroria të thotë nesër që s’doli prova unë këtë ccështje do ta ccoj në gjyq. Dhe me miliona euro, jo me 700 mijë që do fitohen nga këto procese gjyqësore do të krijoj, do të kërkoja dhe ndihmën tuaj zonja kryetare si kryetare e parlamentit, të krijojmë një fondacion ‘media kundër korrupsionit’” tha Meta.

Mbledhja e Këshillit të regullores dhe Imunitetin vazhdoi me dyer të mbyllura. Raporti i kësaj strukture parlamentare nëse do i hapet ose jo drita jeshile hetimit të prokurosisë do të votohet në seancën e rradhës në kuvend. Këshilli do të mblidhet sërisht të martën, por këtë herë për deputetin Dritan Prifti.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›