E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strehimi i rezidenteve te ish kampit Ashraf

Shtetet e Bashkuara te Amerikës kanë përshëndetur ofertën e Qeverisë së Shqipërisë për te ofruar strehim per 210 ish rezidentë të kampit Ashraf, të vendosur përkohësisht në kampin Hurriya.
Kështu përmes një njoftimi për shtyp, në faqen zyrtare, DASH falenderoi Kryeministrin Berisha për gjestin human për te ofruar nje parajse të sigurt për këta individë. 
“Shqipëria ka qene një partnere e ngushte e Shteteve të Bashkuara në përpjekjen për të vendosur stabilitet dhe paqe në Irak.  Ne besojmë se vendosja permanente e ish rezidentëve të Ashraf, jashtë Irakut, është e vetmja zgjidhje e qendrueshme dhe mbetemi të angazhuar për të asistuar UNAMI, UNHCR dhe qeverinë e Irakut në këtë ndërmarrje”, thuhej në këtë njoftim. 
Njëkohësisht, Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje lidershipit të MEK të pranojë menjëherë ofertën humanitare të Qeverisë së Shqipërisë dhe i këshillon rezidentët e Kampit Hurriya ti rikthehen pjesmarrjes në intervistat e transferimit, për të garantuar që individët të shfrytëzojnë mundësitë e vendosjes së sigurte e te garantuar jashtë Irakut. 
“Ne inkurajojmë gjithashtu lidershipin e MEK të vendos jetën dhe sigurinë e ish rezidentëve të Ashraf si prioriteti më i lartë duke ofruar një bashkëpunim të plotë dhe të pakushtëzuar me procesin e transferimit.  Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht punën e Misionit të Asistencës së Kombeve të Bashkuara në Irak (UNAMI), UNHCR dhe Përfaqësuesit të Vecantë të Sekretarit të Përgjithshëm Martin Kobler. Ne vazhdojmë të theksojmë siguria e kampit dhe e rezidentëve të tij duhet të garantohet në përputhje më Memorandumin e Mirëkuptimit të datës 25 dhjetor 2011, midis Kombeve të Bashkuara dhe Qeverisë së Irakut, dhe i bëjnë thirrje të gjitha palëve të përfshira të punojnë sëbashku në mënyrë efektive për këtë”, theksohej në deklaratën për shtyp të DASH. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›