E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalon ne Kuvend me votat e mazhorances ligji per armet

Opozita akuzoi sot në Kuvend mazhorancën se po armatoset përpara zgjedhjeve përmes ndryshimeve në ligjin për armët. Mazhoranca miratoi me votat e saj p/ligjin duke replikuar se ai kufizon kategoritë e personave që mund të mbajnë armë në krahasim me më parë. Konsensusi mes palëve u gjet në ndryshimin e emrit të Komunës Liqenas.

Me 66 vota pro të mazhorancës dhe 56 kundër të opozitës, Parlamenti miratoi ndryshimet në ligjin për armët. Nga i gjithë debati, kryeparlamentares Topalli i mbeti vetëm një merak. 

Gjatë debatit, socialisti Arben Isaraj akuzoi mazhorancën se po armatos politikën në prag të zgjedhjeve.

Ndërsa demokrati Osman Metalla replikoi duke nënvizuar atë që e quajti shqetësimin e vërtetë të socialistëve.

Gjatë seancës plenare kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli nuk la pa ngacmuar socialistët mbi listat e kandidatëve për deputetë. Në fokusin e saj këtë herë ishte Piro Lutaj.

Kuvendi miratoi me konsensus të plotë ndryshimin e emrit të Komunës Liqenas, e cila që sot do të quhet Pustec. Dy socialistët Majko e Fino pranuan të votojnë Pro sipas kërkesës së kryetarit Rama, duke hequr dorë nga pozicioni i shprehur fillimisht në Komisionin e Ligjeve, kundër këtij ndryshimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›