E Diel, 1 Nëntor 2026

Strehimi, publikohen piket sipas gjendjes se te pastrehurit Luljeta Ndoka



Bashkia e Tiranes ka publikuar piket qe merr nje aplikant i pastrehe, sipas situates se tij sociale, ekonomike dhe sipas objektit ku ai banon. Sa me shume pike merr aplikanti, do te thote qe aq me shume e ka emergjente nderhyrjen per perfitimin e nje banese sociale, bonusit te te pastrehurit, apo lehtesite e tjera qe ka parashikuar Bashkia e Tiranes. Keshtu, me shume pike merr aplikanti qe ka te ardhura nga 0 deri ne 10 mije leke, ne muaj me 6 pike, ata qe i kane te ardhurat mujore nga 10 mije-20 mije leke, te cilet perfitojne 4 pike, ndersa ata qe i kane te ardhurat mujore 20-30 mije leke, perfitojne 3 pike, cka do te thote se keto kategori kane shanse per te perfituar bonuset e strehimit. Por, duhet te kemi parasysh, se pervec te ardhurave, eshte edhe statusi social, apo gjendja civile qe u jep atyre pike dhe qe gjendet ne tabelen e meposhtme. Sipas burimeve nga Bashkia e Tiranes, duhet te kemi parasysh se jane edhe 800 mundesi te tjera per kredi te buta, ndaj bashkia i ka ftuar te pastrehet qe te aplikojne. Ne kete menyre, nese ende nuk e keni nje cati mbi koke, e si rezultat banoni ne shtepi me qira, tek prinderit tuaj, apo ne banesa shteterore te privatizuara, atehere keni nje shans qe te perfitoni banese sociale. Bashkia e Tiranes ka publikuar me kujdes paketen e dokumenteve qe duhet te plotesoni, per te perfituar nga programet e strehimit. Por, burime nga bashkia terheqin vemendjen, se te gjitha dokumentet duhet te jene te rregullta, ne menyre qe te mos skualifikoheni. Statistikat e deritanishme njoftojne per aplikimin e rreth 6934 te pastreheve, gjate viteve te fundit, cka duket se e ben ne fakt "konkurrencen" mjaft te madhe ndermjet llojit. Nga keta, kane kerkuar banese me kosto te ulet 5296 aplikues, kane kerkuar banese sociale me qira 1544 aplikues, ndersa kane kerkuar toke te pajisur me infrastrukture, 94 aplikues. Sipas burimeve nga Bashkia e Tiranes, perzgjedhja e familjeve perfituese do te behet bazuar ne kriteret e percaktuara ne vendimin e posacem te Keshillit te Ministrave dhe Keshillit Bashkiak. Sipas vendimit te ketij te fundit, perparesi per perzgjedhjen e banoreve te pare te ketyre ndertesave, do te jene ato familje shume te varfra, kryefamiljaret nena, etj.. Qiraja e ketyre banesave sociale do te jete e ulet dhe me afat te gjate, ne menyre qe klientet e pastrehe te kene mundesi qe ta perballojne. Sikurse mesohet paraprakisht, banesat do te kene perafersisht te njejten siperfaqe banimi, te njejtat pllaka, material per dyert, dritaret, etj.. Nje pjese e madhe e atyre qe kane kerkuar qe te pajisen me banesa te tilla, i perkasin asaj kategorie qe kane lene shtepite ne firma piramidale. Perparesi do te kene ata qe nuk kane asnje rrugedalje, apo shprese per te pasur nje shtepi te tyren, apo per te perballuar nje qira normale. Sipas burimeve nga bashkia, keto banesa do te jene nga garsionere me siperfaqe maksimale 30 metra katrore, deri ne shtepi 1+1 me siperfaqe deri ne 55 metra katrore. Sipas specialisteve te bashkise, keto banesa do te kene standarde te njejta per nga permbajtja e saj.

Lloji i baneses ne te cilen jeton familja:

Jeton ne banese me qira. 2 pike

Banon ne nje objekt qe eshte aset i Bashkise. 3 pike

Banese me rrezik shembjeje. 2 pike

Nuk kane pronesi. 1 pike

Siperfaqe e vogel e baneses. 1 pike

Kushte te veshtira higjieno-sanitare, lageshtire, suva e rene etj. 2 pike

Kryefamiljare (i/e ve. i/e divorcuar). 1 pike

Numri i kurorave ne nje banese. 1 pike

Numri i femijeve. (Nje pike per cdo femije) 1 pike

Familje qe kane ne perberje te tyre anetare me aftesi te kufizuar. 1 pike

Familje qe kane ne perberje te tyre anetare te moshuar. 1 pike

Familje me kryefamiljare te moshuar. 1 pike

Familje me kryefamiljare, persona me aftesi te kufizuar. 1 pike

Status i vecante, i verber, invalid, jetim. 2 pike

Ciftet e reja te cilat jane deri ne moshen 55 vjec. 1 pike

Te moshuar qe kane mbushur moshen e pensionit dhe nuk perfitojne nga institucionet e perkujdesit 1 pike

Probleme shendetesore kronike. 1 pike

Situata ekonomike:

Te ardhura ne lek:

0-10.000 6 pike

10.000 - 20.000 4 pike

20000 - 30.000 3 pike

30.000 - 50.000 2 pike

mbi 50.000 1 pike

Nuk kane perfituar nga ligji 7652 1 pike

Fatkeqesi natyrore 1 pike

Kane ndryshuar vendbanim 1 pike

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›