Ndryshon ligji per ALUIZNI-in, zgjidhje per 80 mije ndertime
Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit te Zonave Informale (ALUIZNI), eshte duke rishikuar thelbesisht legjislacionin, mbi te cilin funksionon ky institucion. Burime prane ketij institucioni, bejne me dije se keto ndryshime, qe do t'i propozohen shume shpejt Keshillit te Ministrave, behen me qellim perfundimin e procesit te legalizimit, brenda afateve te synuara. Sipas ketyre burimeve, rishikimi i legjislacionit, qe tashme ka marre formen e nje projekti do te reflektoje edhe ceshtjen e rreth 80 mije ndertimeve pa leje, te cilat u ndertuan pasi hyri ne fuqi ligji per legalizimet. Projektligji per legalizimin e ketyre objekteve, parashikon qe ndertesat e gjendura ne zonat ku planet urbanistike jane miratuar, te legalizohen dhe te integrohen ne territorin urban, ndersa te tjerat do te prishen per shkak se jane ndertuar ne menyre te paligjshme. Pjesa tjeter e ndryshimeve ka te beje me forcimin e penaliteteve. Burimet nga ALUIZNI, shpjegojne se parandalimi i ndertimeve te paligjshme ne te ardhmen, do te mbeshtetet ne integrimin e planeve rregulluese, me procedura me te hapura te lejeve te ndertimit, duke perfshire edhe nje regjister te vecante ne hipoteka, per regjistrimin e lejeve te ndertimit. Kjo do te vleje edhe per forcimin e proceseve te kontrollit dhe te prishjes. Po ashtu, strategjia e re per te drejtat e pronesise, sheh te nevojshem identifikimin e ndertimeve pa leje, te realizuara pas perfundimit te afatit ligjor per legalizimin, me qellim evidentimin e krijimit te situatave te ngjashme ne te ardhmen. Ka te dhena, se edhe pas hyrjes ne fuqi te ligjit per legalizimet, qindra objekte jane ndertuar ne te gjithe vendin, pa lejen e organeve perkatese. Dokumenti i ri per te drejtat e pronesise, ngarkon me pergjegjesi pushtetin lokal, per parandalimin e ndertimeve pa leje.