Stresi mund te shkaktoje atak kardiak diabet e pagjumesi

fare shkakton stresi simptomat dhe efektet negative e pozitive
Shpesh here ne jeten e perditshme njerezit kane prirjen qe ta marrin lehte stresin. E verteta eshte se njerez te ndryshem madje dhe studiuesit e kuptojne stresin ne menyra te ndryshme. Ju mund te shihni si stres vete ndodhine qe e vleresoni si kercenuese apo te veshtire per tu perballuar. Fakti eshte se fenomeni stres perfshin si ndodhite stresante ashtu edhe reagimet ndaj saj. Megjithate zakonisht me stres kuptohen reagimet tona ndaj ndodhise. Ndersa ndodhia qe shkakton keto reagime quhet stresor. Por kini parasysh qe stresi nuk eshte thjesht nje fjale me 6 germa. Stres do te thote nje varg ndryshimesh biokomike qe ndodhin dhe ndikojne fuqishem ne cdo qelize te trupit tuaj.
Sindroma e pergjithshme e pershtatjes.
Sipas Hans Selye fiziologut kanadez qe mbahet si babai i teorise se stresit organizmi yne reagon fiziologjikisht ne te njejten menyre pavaresisht nga forma e stresorit. E ftohta e ngrohta ilacet plagosja trishtimi dhe gezimi provokojne nje reagim identik biokimik. Ky reagim te cilin Selye e quan reagim jospecifikngaqe eshte I njejte per te gjithe stresoret perben thelbin e stresit. Sipas Selyese regimi I trupit ndaj nje stresori kalon neper 3 faza te cilat ai I quan sindroma e pergjithshme e pershtatjes.
Reagimi I alarmit. Ne kete faze organizmi reagon me alarm dhe mobilizon rezervat e tij mbrojtese per te perballuar stresorin. Ketu perfshihen tere ato reagime komplekse fiziologjike qe sapo permendem me siper. Gjate kesaj faze rezistenca e organizmit ndaj stresorit mund te bjer perkohesisht nen nivelin normal dhe organizmi behet me pak rezistente.
Faza e rezistences. Ne kete faze nuk vihet re shenjat e fazes se reagimit te alarmit. Ulet veprimi I seksionit simpatik dhe kjo ben qe niveli I sekretimit te katekolaminave adrenalines dhe noradrenalines te jete me I ulet. Organizimi duket sikur eshte kthyer ne nivelin normal. Por ne te vertete rezistenca e tij ndaj stresorit eshte ne nivelin me te larte mbi nivelin normal te rezistences.
Faza e rraskapitjes. Rezervat e organizimit kane shteruar. Gjendrat adrenale nuk funksionojne me sic duhet. Niveli I sheqerit ne gjak ka rene shume Kjo gjendje quhet ndryshe hipoglicemi. Rezistenca ndaj stresoreve bie dukshem. Sistemi imunitar eshte dobesuar. Organizmi behet shpejt pre e semundjeve dhe infeksioneve.
Stresi dhe semundjet fizike.
Stresi ka nje ndikim te madh ne shendetin tone fizike. Dhe eshte vertetuar plotesisht se stresi shkakton shume semundje dhe mjaft te rrezikshme. Mjafton ketu te permendim semundjen e kancerit. Megjithate jo cdo stres shkakton semundje. Ka nje lidhje te caktuar mes tij dhe semundjes. Nje stres normal natyrisht qe nuk shkakton semundje. Te kunderten ben stresi I fuqishem hiperstresi qofte edhe I shkurter ne kohe. Ndodh qe shpesh lidhjet e stresit me semundjet jane te drejtperdrejta. Por edhe kur nuk ka lidhje te drejtperdrejte mes stresit dhe semundjes nuk duhet harruar qe trupi funksionon si nje I tere. Filozofi Hans Selye mendon se stresi kronik shpejton plakjen tuaj si dhe shpie ne semundje permes konsumimit te energjive tuaja trupore si dhe permes demtimit te organeve te ndryshme te trupit tuaj. Mendohet se stresi ka nje ndikim te rendesishem ne shume semundje. Keto quhen ndryshe semundje psikosomatike. Quhen keshtu per arsye se keto semundje qe ne fakt kane natyre fizike shkaktohen nga faktore psikologjike si dhe vecanerisht nga faktore qe kane natyre emocionale. Semundjet psikomsomatike qe shkaktohen nga stresi jane te shumta po ne do te permbledhim disa prej tyre me tipiket
1. Ataku I zemres. Ataku I zemres do te thote ndryshe qe nje pjese e muskujve te zemres tuaj vdes. Dhe kjo mund te shpjere ne vdekje te papritur. Ataku I zemres eshte nje nga vrasesit me te medhenj ne shekullin tone. Kush ndikon ne te Mungesa e aktivitetit fizik mbipesha trashegimia. Pa dyshim qe po. Por faktet kane treguar se semundjet koronare te zemres kane lidhje me stresin.
Me konkretisht si mund te shkaktoje stresi atakun e zemres Tensioni I larte i gjakut qe eshte nje nga produktet kryesore te stresit demton arteret koronare te zemres. Tensioni i larte i gjakut e dyfishon rrezikun e atakut te zemres.
Stresi rrit nivelet e kolestereolit ne gjak dhe nje sasi e madhe e kolestreolit mund te shpjere tek arterioskleroza. Arterioskleroza pakeson furnizimin e zemres me gjak.
Ne gjendje stresi trupi juaj humbet nje element kimik qe quhet potasium sasite e teperta te hormonit te kortekstit shpie ne humbjen e potasiumit.
2.Diabeti. Stresi shpie ne rritjen e dukshme te sasise se sheqerit ne gjak. Por qe sheqeri te perdoret ne menyren e duhur duhet nje hormon I quajtur insulin. Ky hormon sekretohet prej pankreasit. Por cndodh Hormoni i adrenalines i sekretuar me shumice ne gjendje stresi e frenon sekretimin e insulines prej pankreasit. Keshtu zhvillohet semundja e diabetit.
3.Insomia. Gjume i keq. Ju mund ti emertoni keto 2 gjendje me termin insomi. Insomia eshte nje nga peshqeshet me te shpeshta qe na jep nga stresi. Kush nga ne ska provuar Ne te ndikojne dhe shkaqe te tjera. Semundjet e ndryshme si alkooli kafeja dhe duhani. Por nxitja e fuqishme fizologjike ne gjendje stresi ankthi merzia zemerimi madje eshte gezimi i madh jane ato qe na lene me shpesh pa gjume.
A mund te jete stresi i mire
Efektet e shumta negative te stresit mund tju krijojne pershtypjen se ai eshte vetem dicka negative qe duhet shmangur plotesisht. Ne te vertete ju e keni te pamundur qe ta shmangi ate plotesisht. Edhe kur jemi te relaksuar apo ne gjume ju perjetoni nje fare stresi. Edhe kur rrini plotesisht indiferent dhe inaktiv perseri ju perjetoni stres. Stresi eshte pasoje e natyrshme dhe e pashmangshme e ekzistences suaj. Liria e plote prej stresit eshte vdekje. Gjithsesi edhe po te mundeshit nuk do te ishte ne te miren tuaj qe ta shmangnit plotesisht stresin. Ekspertet e shohin ate si nje energji qe e mban gjalle jeten tuaj qe ju ndihmon per te rezistuar dhe per tu pershtatur ndaj ndryshimeve te vazhdueshme te jetes. Ju nuk duhet ta mendoni stresin vetem si dicka te keqe. Ai mund te jete i keq por mund te jete dhe i mire. Stresi i mire ose sic e quhen Hans Selye eustres. Ju perjetoni nje stres te mire per shembull kur beni dicka te mire dicka qe ka rendesi per ju ose kur beni dicka qe nuk ju imponohet ose kur keni kontroll mbi ate qe po beni e dini sa do te zgjase e filloni dhe e mbaroni vete jeni te pergatitur per te etj. Efektet pozitive te stresit shfaqen dhe ne dy drejtime te tjera. Se pari perballja me stresin ben qe ju te ndryshoni te fitoni shprehi te reja te permiresoni aspekte te ndryshme te sjelljes suaj. Se dyti ndeshja me situate te ndryshme stresante sherben si nje lloj vaksinimi qe ju ben te afte te perballoni me lehtesi situatat e ardhshme stresante. Sa me shume pervoja te keni lidhur me stresin aq me lehte do ta toleroni ate.