E Shtunë, 31 Tetor 2026

Profecia e Pipes Ne sot nuk flasim shqip

Kur e shkroi Arshi Pipa monografine Politika e gjuhes ne Shqiperine socialistene vitin 1989 ne mbyllje kur ende ketu skishte rene diktatura do te lajmeronte se pas dy-tre brezash ne nuk do te mund te flisnim shqip. Kjo i dedikohet nje analize te thelle dhe te hollesishme si nder te vetmit e sojit te tij qe Pipa i beri Shqipes se Njesuar Letrare qe u instalua brenda 11 vjetesh nga diktatura me udheheqes Androkli Kostallarin dhe shpures se gjuhetareve qe e ndoqen. Kongresi i Drejtshkrimit me 72 rezultoi me fatali rrezohen perpjekjet me argumente shkencore te Cabejt mbi pamundesine per te zhdukur gegerishten po ashtu dhe Xhuvani dhe shqipja e njesuar me ne krye Kostallarin gjendet fitimtare edhe me perkrahjen e Dhimiter Shuteriqit.

Cabej ishte per nje gjuhe te perbashket letrare ku te perfshiheshin te dy dialektet gege e toske pikerisht aty ku e la punen e tij 100 vjet perpara Kongresi i Manastirit pasi miratoi alfabetin me ne krye Midhat Frasherin lane nje periudhe te mevonshme zgjidhjen e problemit te gjuhes se perbashket. Por me Fjalorin e Shqipes se Njesuar me 82 vuloset perfundimisht cdo shprese per mbijetesen e gegerishtes ndonese magazina gjuhesore e saj ishte fshehur brenda toskerishtes.

Sot kur lexojme monografine e Arshi Pipes pas 20 vitesh clirimi nga diktatura ka skepticizem te madh herezi te madhe ne lidhje me gjuhen standarde pasi gjeja e pare qe shkon ne mendje eshte permbysja revolucionare lufta nje lufte qe do te donte po aq vite per ta sjelle shqipen ne rrafshin kur geget flisnin gege-e-vetem-gege dhe tosket flisnin toske-e-vetem toske dhe terreni ishte i hapur per evolucionin gjuhesore ndoshta nga me te pasurat. Por as se si do te zgjidhet kjo ceshtje deri tani nga gjuhetaret dhe studiuesit nuk eshte hedhur asnje ide a debat per kete. Fjalori i shqipes se njesuar bazuar ne nje tokerishte hajdute nuk mund te vazhdoje gjate fakti eshte shkrimtaret e veriut ato gege kane nisur ne keto vitet e fundit te shkruajne gegerishten letrare. Por kjo per ironi nuk zgjidh pune megjithate eshte nje lloj perpjekje per ta deshmuar gegerishten per here te pare pas gati 50 vjetesh kur zyrtarisht pushoi se qeni. Brenda Shqiperise.

Ja pse eshte koherente monografia e Pipes ne botimin Politika e gjuhes ne Shqiperine socialiste pasi pa lexuar kete te shkuar aty ku kane ndodhur te carat me te thella te gjuhes pra pa diagnostikuar plagen ne menyre te plote sic na e sjell Pipa nuk do mund te niset nga sot nje debat mbi Gjuhen. Botimi i ketij libri hap kete rruge. Nje liber polemizues trondites per nga deshmite shokues per nga perfundimi racional dhe i qarte mbi te verteten e gjuhes staliniste.

Ne 11 kapituj bisturia e gjuhes ndan dialektet nga shqipja e njesuar njerezit te nomenklatures gjuhetaret servile qe jane ne katedra edhe sot po aq indiferente- me gjuhetaret me integritet shkencor si Cabej dhe Xhuvani qe iu qep goja nga terrori frika ku as vdekja nuk i trembte para partise per te marre guximin e kundershtimit.

Pipa eshte denoncuesi me i ashper i komunizmit deri tani qofte politikisht por edhe ne masakren me te rende qe iu be gjuhes. Ndersa pritet edhe nje botim po kaq polemizues qe ka te beje me shkrimin e letersise se realizmit socialist. Tema keto qe vetem sa preken por kurre nuk analizohen. Pipa ruan mllefin ndaj diktatures per te mos sakrifikuar librin mbi gjuhen qe ky botim te jete referim i gjalle i gjithekohshem i nje deshmie sa te frikshme per tu pranuar aq dhe pastruese per te kuptuar mbi te verteten e gjuhes e sidomos gegerishtes letrare.

Thesaret ruhen ne banka. Dhe shqyrtimi i Pipes per fjalorin e GjNjL ngjan me to duke krijuar pershtypjen se leksiku e frazeologjia gege rrine te magazinuara ne fjalorin e GjNjL krejt si puna e arit shqiptar qe rri ne Banken e Anglise ne pritje per tiu kthyer pronarit te ligjshem .

Pipa thote se opinioni i tij rreth grupit hartues te GjNjL eshte nje grup monopolist i cili ka trajtuar dialektin gege ashtu sikurse trustet evropiane trajtojne naften dhe pasurite e tjera koloniale. Pasi e ka pushtuar ushtarakisht nje koloni Shqiperia e Veriut u pushtua ushtarakisht prej Jugut fitimtari zakonisht i jep te drejten nje kompanie kombetare te shfrytezoje ne menyre te ligjshme burimet ekonomike te vendit sidomos lendet e para te tij. Keto te importuara dhe te rafinuara ne vendin kolonizues eksportohen pastaj si prodhime te vetat te markuara me made in te ndjekur prej emrit te atij vendi. Tani ne kohet me te fundit per shkak te zgjimit dhe te perparimit te ish-kolonive shfrytezimi merr nje pamje me pak brutale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›