Stringa: Ekonomia shqiptare mbahet vetëm me punën e emigrantëve dhe trafiqet
Të dhënat e deritanishme kanë treguar se ekonomia jonë është e bazuar totalisht në punën e emigrantëve si dhe disa punë të tjera të lidhura me trafiqe, ka thënë për JAVA-n Omer Stringa, profesor i Fakultetit të Ekonomisë në Univeristetin e Tiranës. Ai konsideron se për shumicën e politikanëve (nuk përmend emra) është më e thjeshtë të përsërisin premtime boshe sesa të konsultohen me specialistë të fushës për të ndërtuar strategji konkrete, të bazuara e funksionale.
I pyetur nga Ben Andoni për modelin ekonomik të Kryeministrit, z. Stringa përgjigjet i ekuilibruar se flitet gjitmonë për modelin ekonomik të qeverive shqiptare. Në mendimin tim, mospasja e një modeli të qartë, është një model.
Stringa gjithashtu thotë se shqiptarët duhet të mësojnë nga e kaluara, që ka treguar se stomaku i tyre e i fëmijëve të tyre nuk mbushet dhe nuk do mbushet kurrë me premtime boshe.
Për të një program i mirë elektoral duhet ti përgjigjet 4 pyetjeve kryesore:
1. Çdo të bëhet për 4 vite? Cilat janë projektet e propozuara për të realizuar premtimet?
2. Cila është kostoja e çdo projekti?
3. Ku do të gjenden paratë për të mbuluar kostot e tyre?
4. Cilat jnaë kostot dhe përfitimet nga realizimi i programit?
Në programet e partive politike, thotë Stringa, me sa kam parë unë flitet shumë për pyetjen e parë e pothuajse asgjë për të tjerat…