E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stringa: Ulja e normës së interesit, tregon stabilitetin ekonomik

Ulja e normës së interesit nga Banka e Shqipërisë do të ndikojë në uljen e borxhit të qeverisë u shpreh Dekani i Fakultetit ekonomik Omer Stringa. Marrja e këtij vendimi i jep Bankës së Shqipërisë sipas tij tregon gerton që ne kemi një ekonomi të stabilizuar dhe se monedha jonë është e qëndrueshme.
Përfituesit e drejtpërpdrejt nga ulja e normës së interesit do të jenë bizneset pasi do të kenë mundësinë që të marrin kredi më të ulëta. Kredimarrësit do të jenë ata që do kenë mundësinë që të marrin kredi më të ulta nëse do të zbatohen ligjet dhe rregullat vazhdoi Stringa.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë deklaroi dje në një konferencë se do të ulej norma e interesit me rreth 0.5 përqind duke u dhënë më tepër hapësirë investimeve të bizneseve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›