VIP me 30 euro

Me një pagesë prej 30 eurosh mund të fitoni statusin e VIP-it, së paku për një kalim nëpër Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, i cili që nga dita e parë e nëntorit ofron shërbimin VIP Customer.
Shërbimi i tillë u ofrohet biznesmenëve, artistëve, këngëtarëve e gazetarëve. Kemi menduar që kategori të ndryshme të shoqërisë kanë nevojë për respekt dhe trajtim më ndryshe, si në të gjitha aeroportet e tjera, ka thënë drejtori menaxhues i ANP-së, Agron Mustafa.
Sipas tij, VIP Customer gjatë qëndrimit ne aeroport do të ketë parkingun afër terminalit, check-in nga punëtorët e Aeroporti pa pritje dhe në mënyrë të posaçme nga udhëtarët e tjerë, kalimin e veçantë dhe të shpejtë të kontrollit të pasaportave dhe akomodim në dhomën e biznesit. Aty do të kenë kompjuterë me lidhje interneti, waireless, air condition, televizion satelitor, pije alkoolike dhe joalkoolike pa kufizim, sandviçë, ëmbëlsira dhe ushqime të tjera të shpejta.
Sipas një njoftimi nga ANP-ja, përcjellja e tyre deri ne aeroplan do të bëhet me makinë të dedikuar për VIP-a.