Zv/ministrja Kodra takon donatorët në fushën e barazisë gjinore
Legjislacioni në fushën e barazisë gjinore dhe dhunës në familje ishin temat që u diskutuan në takimin e zhvilluar në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, me drejtues të Ministrisë dhe donatorë që mbështesin këto fusha. Zv/ministrja e Punës, Filloreta Kodra, u shpreh se në këto vite qeveria shqiptare ka bërë një punë të shkëlqyer në hartimin e një pakete ligjore në këtë fushë, por që ky është vetëm hapi i parë, "sfida e vërtetë është implementimi i legjislacionit në të gjitha nivelet dhe fushat, me qëllim final, arrijen e barazisë gjinore në shoqëri".
Disa nga problemet e evidentuara gjatë këtij takimi, ishte ngritja e rrjetit të nënpunësve gjinore në të gjitha institucionet, rritja e kapaciteteve të tyre si dhe pajisja me infrastukturën e nevojshme. Në fund të takimit u vendos që ditët në vazhdim të bëhet edhe prezantimi i Planit të Punës 2009-2010 të Programit "Një OKB" për barazinë gjinore.