E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohet turizmi kosovar

Me spotin publicitar, "Kosovo, the young European", të enjten në një konferencë vjetore të American Tourism Society, që po mbahet në Heiligendamm të Gjermanisë, janë prezantuar potencialet turistike të Kosovës.

Në një njoftim për media nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë thuhet se Phill Oterson, president i ATS-së, ka publikuar vendimin e Bordit të ATS-së se konferenca e ardhshme vjetore do të mbahet në Kosovë, në tetor 2010.

Kjo do të ndikojë edhe më tej në afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Qëllimi i MTI-së, sipas këtij njoftimi, është prezantimi i resurseve dhe mundësitë që ofron Kosova para industrialistëve më të fuqishëm botërorë të turizmit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›