E Shtunë, 31 Tetor 2026

Striptizëm për të mbështetur Medvedev

Zgjedhjet presidenciale në Rusi janë në prag dhe ende nuk dihet nëse presidenti aktual, Dimitri Medvedev, do të konkurrojë sërish, apo do ti lërë rrugë të lirë Vladimir Putin.

Pavarësisht kësaj, mbështetësit e Medvedev tashmë kanë nisur që të marrin iniciativa për ta mbështetur atë.

Kështu, dy femra kanë vendosur që të bëjnë striptizëm, për të mbështetur ligjin e propozuar nga Medvedev për pakësimin e konsumit të akloolit.

Të pranishmëve në këtë ngjarje u janë ofruar dy mundësi, birrë ose ujë. Ata që zgjidhnin ujë, përfitonin edhe zhveshjen e dy vajzave të reja, ndërsa ata që zgjidhnin birrë, nuk e kishin këtë fat.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›