Adelina mohon lidhjen me Lorikun

Nga Express më 06 gusht 2011 në ora 13:09
Këngëtarja nga Maqedonia Adelina Tahiri ka mohuar të ketë qenë në lidhje me futbollistin Lorik Cana.
“Lorikun e njoh, më vjen shumë mirë që është një shqiptar i suksesshëm, por me të nuk kam asgjë më tepër sesa një miqësi familjare. Lorikun e kam takuar rastësisht në Prishtinë, në lokalin e djalit të dajës, i cili njihet me të. Kam takuar Lorikun, babanë e tij, krejt rastësisht dhe kaq”, ka thënë ajo.
“Më pas, nuk e di nga dolën thashethemet që kanë 6 muaj që ziejnë. Futbollistët i dëshirojnë vajzat e skenës, por sa i kanë ama… Një mashkull i bukur duhet të ketë pranë vetes një femër të bukur, madje jo një, por më tepër!”, ka thënë Adelina për Gazetën Shqiptare.