E Diel, 1 Nëntor 2026

Djali i kryeministrit të Suedisë punon në fast food

Jo të gjithë djemtë e kryeministrave zgjedhin të bëjnë një jetë të lehtë dhe të përfitojnë nga pozicioni i babait të tyre.

Kjo gjë ka ndodhur me djalin e kryeministrit të Suedisë, Gustav Reinfeldt, 18-vjeç, i cili ka vendosur që të fillojë punë në një fast food, ku do të shesë hamburger.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Reinfeldt në adresën e tij në Twitter.

Zëdhënësi i McDonaldsit tha se Gustav është pjesë e ekipit të tyre dhe se prejardhja familjare e tij nuk i intereson kompanisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›