E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Press: Fauna ihtiologjike e Liqenit të Shkodrës

Perpara se me folë permbi faunen e liqenit të Shkodrës, asht mirë të flasim shkurtas mbi vertebrarët peshq. Janë vertebratë ujit. Gjymtyrët i kanë të shdrueme në halëza: dy barkore, dy gjoksore, nji shpinore, nji bishtore e nji anale. Marrin frymë me velza. Gjakun e kanë të ftohtë, me qarkullim të thjeshtë, ase të dyfishtë të pakryem. Janë gati të gjith oviparë, e me fekondim të jashtem. Trupi asht në trajtë shulore, i shtypun anash. Lëkura asht e zhveshun ase e veshun me pare ( lekskra), të rrjedhuna prej dermës. Skeleti asht krejt ashtnuer. Nder peshkaqej asht rishtuer. Njihen rreth 20.000 farë peshqësh, qi jetojn si nder ujna t’ambel ashtu n’ato të njelmtë. Nji dallim të kjartë mjes peshqvet t’ujit t’ambel e t’atyne të detit nuk mundemi me e pasë per arsye se lloje detit lëshojn voet nder lumej llojet potamotoke, si p.sh blini, ndersa lloje ujnash s’ambel lëshojn voet në det: llojet talasotoke si psh. Njala. Gjeologjikisht peshqt janë vetebrarët, qi janë dukë ma të parët mbi siperfaqen e tokës. Njihen që prej erës së paleozoikut, me grupin e peshkaqejvet, të thirrun peshq plakoderm. Ma vonë kemi Ganoidet, me karakteristika të ndermjeme të peshkaqejvet e të peshqvet e së fundit, kah perjudha e karboniferit e era e mezozoikut, peshqt e vertetë me skelet ashtnuer, të thirrun teolostei. Liqeni i Shkodrës asht ma i madhi i vendit tinë. Derdhen në të Moraca, Lumi i Cemit, Prroni i That, etj. mundemi me thanë se asht Moraca, qi tue rrjedhë gjatë malevet prendimore, ka trajtue liqenin. Rryma e saj, njihet mjaft mirë prej lundratarësh, të cilët tue zbritë prej Zogajvet, e perdorin per terhjekje të lundravet të veta. Gjindet 6 m, mbi siperfaqe të detit. Shtrihet kund nja 365 kmq. Prej së cillash vetem 120 kmq, gjinden në tokë tonë. Perimetri asht 162 km. Thellësija e mjesme 7-14m. Posë pjesëvet qi shtrihen gjatë shpatit të malevet, fundi i liqenit asht krejt baltë e lym, dhe i pasun me nji florë ujse. Gjithashtu edhe ujët vetë asht shum i pasun me plankton. Këto kondita ashtu edhe tjerat fiziko- kimike e bajn liqenin e Shkodrës nji nder ma të pasunt liqej të Shqipnis per kah fauna ihtiologjike. Vendi ku xehen sasit ma të mdhajat e peshkut në liqe, asht deljani. Gjindet nen uren e Buenës, pa shkue tu fabrika e cementos. Këtu xehen sidomos njala e qefuj. Me pakicë shojza, lloca, levrekë,etj. Posë dejlanit, peshku tjeter xehet me ret, njica, etj metode mjaft primitive, me gjithse jo aq të pafrytshme. Në rendimin e peshqvet qi xehen në liqe të Shkodrës, kam me ruejtë atë, qi zakonisht perdoret nder traktate ihtiologjijet. Blini. Lat. Acipenser sturio, i familjes Condrostei. Skeletin e ka rishtruer. Kryet të veshun me eshten rrjedhun prej lëkurës. Gjithashtu edhe lëkuren e trupit. Xehet në prendverë q’prej prillit deri në maj. Kah nji herë edhe në vjeshtë. Asht nji peshk qi jeton në det, porse vjen me lëshue voet n’ujë t’ambel. Ky asht shkaku, per të cillin gjindet në grykë të Drinit aty, ku ky derdhet në Buenë. Xehet: me kariq me kater brena, me njica blinit, të cilat janë me tri zyza. Gjatë stinës së prandverës, janë kenë xanë sasi jo fort të vogla. Disa kanë mbërrijtë deri në 50-60 kg.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›