E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfidat ekonomike te Portugalise nen drejtimin e socialdemokrateve

Mbeshtetesit e Partise Socialdemokrate te qendres se djathte po festojne neper rruget e Lisbones.  Socialdemokratet larguan nga pushteti Partine Socialiste dhe pritet qe te formojne nje koalicion te ri qeverises.

Qeverise se re do ti duhet te zbatoje nje sere masash te ashpra financiare te lidhura me nje ndihme prej me shume se 114 miliarde dollareshe qe iu dha ketij vendi nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Nderkombetar.

Njeriu i cili do te udheheqe Portugaline ne kete epoke te re shtrengimi ekonomik eshte udheheqesi i Partise Socialdemikrate  Pedro Passos Kueljo. Ai eshte ish biznesmen qe nuk ka qene asnjehere ne nje post publik. Por ai thote se deshiron qe te ndihmoje Portugaline te fitoje serish besimin e investitoreve.

Shpresoj qe hapat qe do te nderrmarim tani te jene hapat e pare per nje shprese te re per Portugaline  per te patur nje besueshmeri dhe jashte Portugalise si dhe per te krijuar vetbesimin e tregut

Kryeministri ne largim Zhose Socrates e pranoi humnbjen dhe tha se ai do te jape doreheqjen edhe si kryetar i partise.

Socialistet portugeze jane nje rast tjeter i nje partie ne pushtet qe  ndeshkohet nga votuesit ndersa Europen jugore eshte perfshire nga papunesia e larte si dhe me borxhet publike.  Tre jave me pare partia socialiste ne pushtet ne Spanjen fqinje humbi kontrollin e disa komunave qe konsideroheshin prej kohesh si baza te forta dhe parashikohet te humbase dhe kontrollin e parlamentit spanjoll ne zgjedhjet e vitit te ardhshem.

Portugalia eshte nje nga tre ekonomite e eurozones qe ka kerkuar ndihmen e BE. Greqia dhe Irlanda gjithashtu jane ndeshkuar nga te zgjedhurit e tyre.

Ian Begg nje ekonomist euopian ne Chatham House ne Londer thote se rezultati i zgjedhjeve ne Portugali eshte vazhdim i te njejtes prirje me ate qe ka ndodhur anembane Evropes. Qeverite ne pushtet gjate kohes se krizes jane fajesuar per te.

Qeveria e cila fajesohet per krizen rrezohet qeveria qe zgjidhet ne kete situate per tu perballur me krizen ka mundesi qe te rizgjidhet pasi po perballet me problemin. Pra ne po shohim nje paqendrueshmeri thuajse ne gjithe Europen.

Por ende ka optimizem ne Portugali te pakten mes mbeshtetesve te zotit Kueljo se qeverisja e re mund te permiresoje kushtet per qytetaret qe luftojne me rritjen e kostove te jeteses e mos rritjen e pagave. Nje votuese thote se eshte e lumtur per ndryshimin politik.

Jam e lumtur. Jam krenare per Portugaline dhe per keto votime. shte ajo qe na duhet ne keto momente.

Por zoti Beg thote se qeveria e re e Portugalise e udhehequr nga socialdemokratet ka sfida te medha perpara.

shte sfide e madhe.  Ata duhet te perballen me deficitin sektorin publik si dhe duhet te jene te sigurte se reformat strukturore dhe ato afatgjata jane ne drejtimin e duhur. E gjitha kjo nuk eshte e lehte kur ekonomia nuk eshte ne rritje.

Zoti Beggs thote se zoti Kueljo do te bente mire qe te perpiqej te zbatonte masat e ashpra sa me shpejt te ishte e mundur.

Nje qeveri qe vjen ne pushtet ka mandatin qe te marre shpejt vendimet e veshtira. Ata thone Ti shmangim te gjitha lajmet e keqija qe kur te vije periudha e rizgjedhjes ato te  jene harruar. Me kete akt e kemi bere zgjedhjen e veshtire.

Zoti Kueljo ka premtuar qe te privatizoje disa sektore shteterore te industrise se Portugalise dhe tu rikthehet projekteve te infrastruktures si plani per te ndertuar nje linje hekurudhore te shpejtesise se larte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›