E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strugë, incident etnik në shkollë

Strugë -Ndarje etnike duket se janë ende të pranishme dhe me forcë në Maqedoni. Tre nxënës janë lënduar dhe shumë të tjerë janë arrestuar, si pasojë e zënkave midis nxënësve shqiptarë dhe atyre maqedonas në një shkollën e mesme "Ibraim Temo" në Strugë. Ngjarja ndodhi rreth orës 11 e 30 minuta të së premtes, jashtë shkollës, ndërsa në të kanë marrë pjesë 60-të nxënës nga viti i dytë. Të lënduarit janë transferuar në repartin kirurgjikal në spitalin e Strugës. Policia ka arrestuar pjesën më të madhe të pjesëmarrësve në këtë zënkë. Tani për tani nuk ka informacione se kush ka qenë motivi i incidentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›