E Diel, 1 Nëntor 2026

Struktura monitorimi pas liberalizimit te vizave

Liria e levizjes edhe per qytetaret e Shqiperise duket se eshte vetem ceshtje kohe. Dje Komisioni Europian paraqiti me nota pozitive ne Parlamentin Europian progresin qe ka bere Shqiperia ne plotesimin e kushteve per te merituar liberalizimin e vizave. Por bashke me afrimin e nje vendimi pozitiv per heqjen e vizave rritet edhe shqetesimi se mos e drejta per te hyre pa viza ne BE kuptohet si e drejte per te kerkuar pune dhe leje qendrimi. Situata e veshtire ekonomike te ardhurat e ulta deshira per nje jete me te mire mund te nxise kete keqkuptim dhe te coje ne perseritjen e pervojes se hidhur qe pati BE vitin e kaluar me qytetaret e Serbise Malit te Zi dhe Maqedonise.

Drita eshte nje prej atyre qytetareve qe e sheh liberalizimin si nje mundesi per t u siguruar femijeve te saj nje jete me te mire. Ne mikrofonin e DW ajo thote

Mezi po pres ate dite moj burrneshe. I kam do kusherinj e miq te burrit ne Belgjike. Ndofta.. na gjejne ndonje pune mu a burrit atje.. kepucar eshte. Vec per ata femije t u ndryshoje atyre jeta. Ku i dihet fatit Ndofta na ecen dhe qendrojme atje.

Ndeshkim per ata qe shkelin rregullat

Por kjo deshire e Drites duket se i shanset pothuaj zero qe te realizohet. Gazmend Turdiu kryenegociator i Shqiperise me BE per procesin e liberalizimit te vizave sekretar i pergjithshem ne Ministrine e Jashtme

Nisur nga ajo qe ndodhi vitin e kaluar me qytetaret e Serbise Malit te Zi dhe Maqedonise tvendet anetare te BE direk dhe nepermjet KE kane ngritur shqetesimin se cfare mund te ndodhe edhe me Shqiperine. Per kete aresye po bejme te gjitha perpjekjet qe qytetaret te kuptojne qarte kur te gezojne te drejten e lirise se levizjes qe ne shpresojme fort ta fitojme se shpejti se cilat jane afatet kohore dhe rregullat e tjera per ti respektuar. Ata qe i shkelin ato do te ndeshkohen duke i ndaluar per 5 vjet te futen ne zonen Schengen pra jo vetem ne vendin ku ata jane futur por ne te gjithe hapesiren Schengen. Kushdo qe do te gjendet ne menyre te parregullt brenda hapesires Schengen do te marre nje ndeshkim personal. Ne po bejme gjithshka te mundur qe kjo te mos ndodhe.

Burime zyrtarre nga delegacioni i BE ne Tirane konfirmojne qe KE po pergatit te marre masa adekuate per te ndaluar shkeljen e afatit prej 90 ditesh te qendrimit ne vendet e tij qe parashikon heqja e vizave. Por ato nuk japin informacion nese keto masa do te ndeshkojne vetem qytetaret qe shkelin afatin dhe jo vendin.

Nese kjo do te ndodhe Komisionit Evropian i lind e drejta per te bere propozimet e pershtatshme dhe sidomos nese ndodh me nje vend konkret te BE atehere ka rrezik qe ky vend t i kerkoje BE te marre masat e duhura.

Struktura monitorimi

Qe kjo te shmanget BE dhe Shqiperia jane duke projektuar ngritjen e strukturave e monitorimit te ecurise se liberalizimit te vizave duke besuar ne nje vendim pozitiv te Keshillit te Ministrave te Brendshem te BE aty nga fundi i ketij viti.

Procesi i heqjes se vizave do te monitorohet shume ngushte nga ana e BE dhe e Shqiperise. Strukturat e ngritura ne BE dhe ne Shqiperi per negocimin e plotesimit te kushteve per liberalizimin e vizave qe po e perfundojne tani do te kthehen ne struktura monitorimi te procesit kur vizat te hiqen thote Turdiu.

Shqiperia hapi negociatat me BE per heqjen e vizave ne qershor te vitit 2008. Ne maj te ketij viti KE vuri disa kushte shtese plotesimi i te cilave u verifikua ne korrik te ketij viti nga eksperte te BE dhe dje mori vleresime pozitive ne Parlamentin Evropian ne Komitetin e eshtjeve te Brendshme dhe Sigurise.

Autor Ani Ruci/Tirane

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›