Westerwelle në Beograd: Zbatoni marrëveshjen, është kusht për BE-në
Serbi- Ministri e Jashtëm gjerman Guido Westerwelle ka mbërritur dje për vizitë dyditore në Beograd ku me zyrtarët serb do të bisedojë mbi zbatimin e marrëveshjes së Brukselit ndërmjet kryeminsitrave Daçiç-Thaçi.
Në aeroportin e Beogradit kryediplomatin gjerman e ka pritur zv/kryeministri i parë i Serbisë Aleksandar Vuçiç. Ky dhe Westerwelle u prononcuan shkurt për gazetarë. Sipas burimeve diplomatike, transmeton RTK. Në këtë takim tema kryesore do të jenë çështja e shtetësisë dhe e dokumenteve personale për serbët e Kosovës.
Westerwelle tha se ujdia mbi zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe fillimi i jetësimit të saj, hap pas hapi, është parakusht kyç për përparimin e mëtejmë të Serbisë drejtë BE-së me përparim të prekshëm.
RTK-ja shkruan se shefi i diplomacisë gjermane nënvizoi se është optimist, dhe vet fakti që ka ardhur në Beograd tregon vullnetin e mirë të Gjermanisë, por mendimin e fundit do ta formojë gjatë bisedimeve në Beograd dhe do ta flasë nesër në konferencën për shtyp.
Ndërkaq, zv/kryeministri serb, Vuçiç tha se nga Gjermania kurrë nuk kemi kërkuar diçka në lidhje me marrëveshjen dhe datën e negociatave, por tani presim ndihmë për zhvillim ekonomik të Serbisë dhe më tepër investime, dhe ka shpreh bindjen se Serbia në qershor do ta marrë datën e negociatave me BE-në.
Duke cekur se Beogradi e di se cila do të jenë kërkesat e Gjermanisë dhe se Westerwelle do të interesohet para se gjithash se cfarë mund të bëhet lidhur me jetësimin e marrëveshjes së Brukselit dhe rrugës evropiane të Serbisë, zoti Vuçiç nënvizoj se Serbia ka çështjet e veta që për atë janë kyçe dhe më të rëndësishme, krahas atyre që përmenden, duke vë në plan të parë zhvillimin ekonomik dhe investimet.
Vuçiç tha se po kërkojmë që pala e Prishtinës ta respektojë marrëveshjen e jo të kompensojë diçka që nuk ka pasur sukses të hyjë në atë, por tani kërkon të hyjë planin për jetësimit të saj.
Westerwelle nesër takohet me presidentin serb, Tomisllav Nikoliç, kryeministrin Ivica Daçiç dhe ministrin e Jashtëm Ivan Mërkiq dhe do të mbajë në konferencë për gazetarë ora 10.45, e pastaj do të udhëtojë për Prishtinë.