Studentë e mjekësisë protestë për testet e specializimeve
1.jpg)
Studentët kanë depozituar në Prokurori padinë ndaj profesorëve dhe dekanatit për manipulimin e testeve të tyre, ndërsa kërkuan nga organet kompetente të përshpejtojnë hetimet.
"I bëjmë thirrje prokurores së përgjithshme të marr masa dhe të intensifikojë hetimet, pasi sot po vuajmë ne, por nesër do të vuajnë të gjithë ata të sëmurë që vuajnë nga këta mjekë të përzgjedhur me logjikën e horoskopit. Ditën e mërkurë, datë 19.1.2011, ora 11:00është afati i fundit për shpalljen e datave të reja për konkurset me gojë, në rag departamenti, sipas rregullores. Aty do të mblidhen të gjithë dhe do të vendosim për përshkallëzim të protestës në rast të mos plotësimit të kërkesës sonë të ligjshme", tha Erion Stoiku, studentet i departamentit të Kirurgjisë Maksimo-Faciale.
Studentët nuk kanë marrë ende një zgjidhje për kërkesat e tyre për më shumë se dy javë, ndërkohë që kanë zhvilluar takime edhe me Rektorin e Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, i cili i ka mbështetur në kërkesat e tyre.
2011-01-17 15:35
[