E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Demonstrata jo për pushtet, por për shtet

TIRANE-Kryesocialisti Edi Rama lëshoi sot thirrjen që populli pavarësisht bindjeve politike të bashkohet dhe të kërkojë të drejtën për të patur një shtet që ti shërbejë atij dhe jo kusarëve.
“Në datën 21 Janar, pritet demonstarata e madhe popullore.
Nuk është demostrata e shqiptarëve për pushtet por e shqiptarit për shtet. Të mblidhemi më 21 Janar, pavarësisht bindjeve, njerëzit e këtij vendi që e ndjejnë veten pjesë të vizionit e programit tonë, me një qëllim, që të ketë shtet për qytetarin shqiptar”, u shpreh Rama nën një konferencë për shtyp.

Sipas Ramës, më shumë se një herë qeveria Berisha ka dëshmuar pazare e matrapazllëqe dhe kjo është një ndër arsyet që populli duhet të protestojë, dhe jo vetëm më 21 Janar, por në vazhdim.
Rama deklaroi sot se ndryshimet në qeveri janë thellim në rrugën e gabuar të provokimit të popullit nga ana e Saliut që gënjen sy më sy dhe përpiqet të përpëlitet duke zëvendësuar again e korrupsionit. “Matrapazllekun që Saliu e quan të suksesshëm pasi koka e korrupsionit nuk është matrapazi Meta por vet i ashtuquajturi kryeministër që e gënjen mendja se do ta shpëtojë qeverinë me ndryshime të turpshme e qesharake. Flet për suksese botërore të një Shqipërie që sot lëngon nën thundrën e pushtetit të korrupsionit. Këto fyejnë thellë dinjitetin e këtij populli dhe meritojnë demonstratën e 21 janarit dhe në vazhdim. Saliu duhet të dorëzojë bllokun e neveritshëm të pisllëqeve që bota e pa në dorën e një qeverie të marrë fund”, nënvizoi Rama.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›