E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, KQZ: Partitë të angazhojnë studentë

ELBASAN- Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor Arben Ristani fton partitë politike për të pasur si administratorë zgjedhore sa më shumë studente te diplomuar. Duke folur nga Universiteti Aleksander Xhuvani ne Elbasan, Ristani tha se aktualisht KQZ ka trajnuar studente, ndërkohe që i takon partive politike t’i aktivizojnë ata ne zgjedhjet e ardhshme.
Ristani do të vazhdojë turin sensibilizues edhe në universitetet e tjera të Shqipërisë, për të folur mbi rëndësinë që ka procesi zgjedhor dhe aktivizimi i te rinjve.
(NEWS24/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›