E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada kineze 10 mijë $ për gjelbërimin e Kamzës

Ambasadori kinez, Wang Junling, u shpreh i gatshëm për bashkëpunime të mëtejshme me këtë Bashki në projekte dhe marrëdhënie të tjera mes këtyre dy vendeve.

“Jam shumë i kënaqur që marrë pjesë në këtë ceremoni, duke i plotësuar kërkesën e bashkisë Kamëz . Ne si ambasadë i kemi dhuruar kësaj bashkie një vlerë prej 10 mijë $ për mbjelljen e pemëve. Dëshirojmë që të japim kontributin e vazhdueshëm për të vazhduar bashkëpunime të gjithanshme në të ardhmen”, u shpreh ambasadori Junling. Në kuadër të strategjisë kombëtare për mjedisin dhe zgjerimit të hapësira të gjelbra, Bashkia Kamëz ka hartuar projekte aktuale e perspektive, me moton  “Kamza, Qytet i gjelbër - Qytetarë të shëndetshëm”.

“Ne si bashki jemi të kënaqur për partneritetin që kemi krijuar me Ambasadën Kineze. Kjo dëshmon marrëdhëniet e mira mes qeverisë shqiptare dhe asaj kineze. Është një dhuratë e cila vjen në ndihmë të këtij komuniteti për gjelbërimin e rrugës “Skënderbeu”. tha ndër të tjera kreu i bashkisë Xhelal Mziu. Nga ana e vet  për vitin 2011 Bashkia Kamëz ka parashikuar në Buxhetin e vet një investim prej 10 milionë lekë për gjelbërimin e qytetit. Në vazhdimësi të këtij projekti Ambasada Kineze tregoi gatishmërinë e vet për gjelbërimin e plotë të një prej akseve të rëndësishme të qytetit të Kamzës dhe pikërisht për rrugën “Skënderbeu”.

                                                                                             2011-01-17 15:55
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›