Studente komisionere rezerve ne zgjedhje
Problemet e administrimit zgjedhor te konstatuara me 28 qershor 2009 po perfshihen ne punen pergatitore te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve me qellim mosperseritjen e tyre. Keshtu ne mbledhjen e djeshme ky institucion ka miratuar pa debat dhe me unanimitet te plote strategjine e trajnimit te komisionereve te komisioneve te nivelit te dyte te trete por edhe te grupeve te numerimit per te mberritur sot ne diskutimin e ceshtjes se ndarjes se Zonave te Administrimit Zgjedhor per bashkite qe kane me shume se 100 mije zgjedhes. Percaktimi i afateve cilesia dhe metodologjia e trajnimit si dhe certifikimi jane disa nga problemet kryesore te cilat jane vazhdim i idese se KQZ-se mbeshtetur edhe nga OSBE-ja per krijimin e nje baze te dhenash per komisioneret qe synohet te jene i njejti kontingjent. Risia e kesaj strategjie eshte aspekti parandalues i saj ne kuptim te zgjidhjes dhe shmangies se disa problemeve te hasura me pare si pasoje e manovrave te partive politike. Behet fjale per ceshtjen e zevendesimit te komisionereve ne momentet e fundit duke i diktuar keshtu KQZ-se emerimin neper keto detyra te personave te patrajnuar dhe te vendosur nen kontrollin e plote te partive politike. Per te minimizuar apo kufizuar kete problem KQZ-ja ka vendosur dje te perfshije ne trajnimin e vet edhe studente apo edhe persona te tjere jashte kontingjentit te komisionereve te sugjeruar nga partite politike te cilet do te sherbenin si rezerve e njerezve te kualifikuar ne rast se zevendesimi ne momentet finalizuese te procesit zgjedhor do te ishte i pashmangshem. Eumlshte menduar qe per shmangien e problemeve te trajnohen edhe studente me qellim qe nese do te linde nevoja e zevendesimit te komisionereve apo edhe anetareve te grupeve te numerimit atehere keta te sherbejne si kontingjent rezerve por i kualifikuar. Natyrisht kjo eshte nje pune e KQZ-se e cila synon tu vije ne ndihme edhe partive politike qe jane gjithsesi ato qe do te vendosin ne fund te fundit edhe per zevendesimet deklaroi dje per Shqip anetari i KQZ-se Artan Laze. Ai ka sqaruar keshtu elementin ndihmes por edhe lehtesues qe KQZ-ja po synon te vere ne dispozicion me qellim qe katapultimi ne komisione i personave te patrajnuar apo edhe i militanteve te shmanget apo minimizohet. Nje element tjeter qe eshte perfshire ne strategji eshte edhe ripercaktimi i rolit te trajnuesve per te cilet jane rivleresuar kriteret e perzgjedhjes. Keshtu eshte futur intervista si mjet rekrutimi pa harruar kriterin e diplomimit ne juridik apo edhe pervojen paraprake ne kete pune. Trajnuesit parashikohen te marrin edhe pozicionin e ndihmesit teknik prane grupeve te numerimit te votave per percjelljen e te dhenave.
Ndarja e ZAZNje problem tjeter qe ka gjase te provokoje debate eshte edhe ndarja e Zonave te Administrimit Zgjedhor per bashkite qe kane me shume se 100 mije zgjedhes. Pervec ankesave te bera nga anetare te ndryshem per mosdepozitimin e materialit te mbledhjes se sotme ne kohe nje problem jo i vogel eshte metoda qe do perdoret per te koordinuar nxjerrjen e rezultatit ne bashki te kesaj natyre. Nese si proces qe merr parasysh numrin apo kufizimin e ZAZ kjo gje zgjidhet ne nenin 27 te Kodit Zgjedhor per sa i perket nxjerrjes se rezultatit mbetet nje ceshtje e pasqaruar. Ne fakt diskutimi shtrohet per Bashkine e Durresit e cila pritet te ndahet ne dy ZAZ. Nese Tirana e ka te thjeshtuar problemin e rezultatit permes votimit ne ZAZ qe perputhen me njesite bashkiake dhe konkludojne me perpilimin e dy tabelave te rezultateve ne rastin e Durresit ku votohet vetem per nje emer modaliteti teknik per finalizimin e procesit do te duhet te zgjidhet konkretisht per te shmangur keqkuptimet.