E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentet, Berishes: Duam konviktin, mesojme me turne Luljeta Ndoka

Keshilli i Profesoreve dhe Keshilli i Fakultetit te Historise dhe Filologjise, ne perberje te te cilit ka edhe studente, i kane derguar nje leter Kryeministrit te vendit, Sali Berisha, qe godina e Konviktit te Gjuheve te Huaja t'i jepet Universitetit te Tiranes. Letra e nenshkruar nga 32 profesore, pedagoge dhe studente, permban ne brendi te saj argumentet se pse godina duhet t'i jepet UT-se dhe jo subjekteve private. "Zoti Kryeminister, godina e Konviktit te Gjuheve te Huaja eshte pjese e fondit te institucioneve arsimore publike. Gjykojme se ndajme me Ju te njejtin opinion baze se tjetersimi i aseteve infrastrukturore te arsimit publik dhe kalimi i tyre ne zoterim ose perdorim te operatoreve private, do te ishte nje precedent i demshem, i pakuptueshem dhe i padrejte ne planin ekonomik, etik dhe juridik", - thuhet ne letren drejtuar Kryeministrit te vendit, Sali Berisha. Me tej, anetaret e Keshillit te Profesoreve dhe te Fakultetit te Filologjikut argumentojne se fakultetet e UT-se kane mbi 8 mije studente per te tria ciklet e shkollimit, duke pasur hapesire per studente jo me shume se 0,50 meter katror. "Mesimi zhvillohet me turne dhe pa mjedise zyrash per pedagoget, bibliotekat dhe laboratoret perkates", - vijon letra. Me pas, dy keshillat qe kane firmosur letren pohojne se procedurat e deritanishme nga institucionet publike ne synim te ketij tenderimi nuk kane qene aspak transparente, dhe i kane perjashtuar krejtesisht nga e drejta e informimit dhe konkurrimit. "Per arsyet e mesiperme, kerkojme prej jush, zoti Kryeminister, qe te nderhyni personalisht per zbatimin e politikave publike te drejta dhe transparente per zhvillimin e arsimit te larte dhe te hapesirave urbane te destinuara per qellime akademike, duke mirekuptuar shqetesimin tone si profesore te instancave drejtuese qe na perfaqesojne, si dhe ate te mijera studenteve qe ne formojme dhe edukojme si specialiste te ardhshem dhe qytetare aktive", - perfundon letra drejtuar Kryeministrit Berisha. Letra eshte nenshkruar nga profesoret Artan Fuga, Mimoza Gjokutaj, Skender Sala, Kristina Jorgaqi, Selman Sheme, Shezai Rrokaj, Valentina Duka, Sabri Laci, Ymer Ciraku, Bashkim Kucuku, Floresha Dado, Fatmira Rama, Agron Gani, Dhimiter Doka, Eqerem Yzeiri,Sokol Axhemi, Trifon Ziu, Vasil Trojani, Gjovalin Gruda, Aljulka Jubani, Iris Luarasi, Rrapo Zguro, Romeo Hanxhari, Iliria Caushi, Shaban Dervishi, Andi Pinari, Lorenc Bejko, Parashqevi Pogace, Fatbardha Duro dhe studentet: Esiona Konomi, Albano Idrizi dhe Stefan Tetollari.

Si lindi debati per Konviktin e Gjuheve te Huaja

Debati ne lidhje me Konviktin e Gjuheve te Huaja lindi pak jave me pare, teksa u perfol se ky konvikt do t'i jepej nje subjekti privat, per shkak se numri i konviktoreve ishte i vogel dhe godina nuk ishte me e nevojshme. Por, pasi doli nje fakt i tille, rektori i universitetit te Tiranes, Dhori Kule, shprehu pakenaqesine e tij, duke risjelle ne vemendjen e te gjitheve se ne dhjetor te vitit 2011 kishte kerkuar kalimin e ketyre objekteve ne shfrytezim te Universitetit te Tiranes, per arsye te nevojave te medha te ketij universitete, te pakten deri ne ndertimin e Kampusit te ri universitar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›