E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata: Ina Rama ka shkelur Kushtetuten

Shkeljet e Prokurores se Pergjithshme, Ina Rama, ne shkarkimin e disa prokuroreve jane faktuar dhe nga Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Kreu i organit te akuzes eshte paditur nga tre ish-vartes te saj, te cilet e kane fituar te drejten per t'u kthyer ne pune, pasi gjykatat kane konstatuar se vendimet e saj kane qene ne shkelje te ligjit, por kryeprokurorja nuk ka pranuar ti riktheje ne detyre. Ne nje vendim per rastin e shkarkimit nga detyra ne vitin 2009, te ish-prokurorit te Kurbinit, Brdhyl Shehu, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se, "Prokuroria e Pergjithshme permes sjelljes se saj ka cenuar te drejten e ish-prokurorit per t'u kthyer ne detyre, sipas nje vendimi te formes se prere te te gjitha shkalleve te gjyqesorit". Kushtetuesja shprehet qarte se Ina Rama e ka detyrim rikthimin ne pune te ish-prokurorit Shehu, por nuk ka pasur vullnet per te bere nje gje te tille. "Gjykata konstaton se subjekti i interesuar ka pasur mundesi per te ekzekutuar detyrimin ndaj kerkuesit duke e rikthyer ne detyre, qofte prane nje prokurorie te nje rrethi tjeter. Ajo jo vetem nuk e ka bere kete, por nuk ka shfaqur detyrim per te bere nje veprim te tille, pasi vazhdon te shpreh hapur se ndodhet ne pamundesi per te ekzekutuar kete detyrim", - thuhet ne vendimin e Gjykates. Por qe nga dalja e vendimit te Gjykates me date 23 qershor 2011 per rikthimin e Bardhyl Shehut ne pune, vete ish-prokurori thote se Prokuroria e Pergjithshme ka kryer plot 22 emerime te reja. "Te gjitha shkallet e gjyqesorit shqiptar kane rrezuar dekretin e presidentit per shkarkimin nga detyra, si dhe kane vendosur kthimin ne detyre, si gjykata e Apelit Tirane, si Gjykata e Larte, ashtu dhe Gjykata Kushtetuese. Ne vendimin qe sapo mora, Gjykata Kushtetuese shprehet se gjate ekzekutimit te vendimit gjyqesor te Gjykates se Apelit, i cili eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Larte Prokurorja e Pergjithshme ka refuzuar ta ekzekutoje kete vendim. Ndaj Gjykates Kushtetuese deklaron se procesi i mosekzekutimit te vendimit eshte nje proces i parregullt ligjor", - thote Shehu ne nje prononcim per TV Klan. Ne lidhje me kete ceshtje, Gjykata Kushtetuese kosnaton se; "Prokuroria e Pergjithshme nepermjet sjelljes se saj ka cenuar te drejten e kerkuesit per nje proces te rregullt ligjor te sanksionuar ne nenin 42 te Kushtetutes dhe 6 te Konventes Europiane per te drejtat e njeriut, per shkak te mosekzekutimit brenda afatit te arsyeshem te vendimit gjyqesor te formes se prere, vetem ne pjesen qe parashikon rikthimin ne detyre te kerkuesit", - thuhet ne vendimin e Gjykates Kushtetuese. Dy prokurore te tjere e kane paditur Ina Rama per te njejten ceshtje dhe serish Prokuroria ka refuzuar t'i ktheje ne detyre. Mes te paditurve ne nje prej rasteve eshte dhe Presidenti ne detyre, Bamir Topi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›