Moza Ahmeti Me Plasarin martesë rrufe, politika më ndau me Ramën
TIRANE- Ajo është përfundimisht ndryshe. Ka aq shumë sinqeritet brenda vetes, sa nuk frigohet ta japë dhuratë për të gjithë ata që duan të dinë më shumë për filozofinë e jetës së saj, të shkuarën e të tashmen. Mimoza Ahmeti, shkrimtarja "e rrezikshme", vjen në "Gazetën Shqiptare" me një rrëfim sa të drejtpërdrejtë, aq edhe të këndshëm për t'u perceptuar nga të gjithë.
Moza Ahmeti, një vajzë e thjeshtë, lindur në Krujë, por e bujshme në Tiranë. Cili ishte investimi yt që të bëri me kaq emër?
Ndoshta ishte instinkti gjenetik i vetëruajtjes, ndoshta ishte meditimi, ndoshta pamja ime ishte edhe ajo që ndikoi mënyrën e mendimit. Por besoj se edhe shtrëngimi mjedisor, siç e quaj unë Shqipërinë (shkretëtira e gjelbër), ka bërë të sajën në atë si jam e si paraqitem.
Prindërit, cili e ka pasur rolin më të madh në formimin tënd?
Që merrem me art, ky është një projeksion atësor. Ishte babai ai që e vendosi këtë lloj rruge. Por që bëj këtë lloj arti, nuk është metodë apo stil i tij. Ai ishte për një letërsi klasike, deskriptive. Pasi ashtu edhe ishte i formuar dhe mbetet. Ndërsa arti im është plot të papritura. Për shembull, romanin tim "Gruaja haluçinante", ai jo vetëm nuk e kuptoi, por e keqkuptoi. Dhe për rreth 6 muaj nuk kemi komunikuar fare me telefon, pasi ai jeton edhe larg, në New York dhe është edhe amerikan (qesh).
Mamaja ime mendonte se unë i ngjaja Ali Pashë Tepelenës, sepse rrija gjithmonë gjysmë shtrirë, këmbë përmbi këmbë, dhe me njërën dorë poshtë kreje, ashtu mbi disa jastëqe grumbull, mbi shtrat.
Poshtë krevatit babai gjithmonë na vendoste fruta, shumë fruta, por isha fëmijë pa oreks, dhe vetëm të ëndërroja doja.
Gjyshja më quante ndonjëherë "kriminelkë". Ajo ishte një korçare mjaft e rafinuar dhe e mbajtur aristokratisht. Ishte e talentuar për ta futur babain dhe mamin në sherr, pasi ishte e pakënaqur nga origjina veriore e babait dhe nuk i pëlqente dialekti i tij. Unë vetëm ia qepja sytë gjyshes dhe nuk i flisja fare. E torturoja me vështrimin tim për të marrë hak që i grindte prindërit. Në një moment ajo vërtet trembej me vështrimin tim fëminor, që nuk ishte qortim, por akuzë. Atëherë ajo ulërinte "Pupupu, Abaz Ali! Kjo do më vrasë me ata sy!" Dhe pastaj: "Kriminelkë". Gjyshja ishte bektashiane.
Që në kohët e Filologjikut je mbajtur si një vajzë jashtë kornizave të kohës, çfarë kujtoni nga ato vite?
Kanë qenë vite të çuditshme. Vendimtare për të kristalizuar diferencën time. Ishin auditoret, redaksitë e botimeve, oborret e universitetit ato që më bënë të qartë se brezi im priste nga unë atë strukturë shpirti, e cila jo lehtësisht gjen artikulim, aq më tepër në poezi. Kështu, unë isha mit deri diku. Pamja ime ishte gjithashtu tepër e çuditshme, pothuajse e bukur deri në kufijtë e të pakonceptueshmes. Mbaja opinga, moderne për kohën. Flokët i kisha të shkurtër. Sytë e mëdhenj. Mbi të gjitha kisha një të vetëndier të papërsëritshëm. Kisha të zhvilluar tejqasjen, distancën ndaj të tjerëve në një mënyrë makabre, gjë që sot nuk e kam, të paktën jo ashtu. Dhe kisha një melankoli metafizike që rrallëkush e ka provuar.
Vitet '90, kapërcimi i sistemeve si ju gjeti?
Vitet '90 më gjetën grua të hollë, me flokë të gjatë, që u bë pastaj me dy foshnja. Isha shkrimtare në profesion të lirë, e emëruar nga Lidhja e Shkrimtarëve, privilegj ky që e gëzonin vetëm burra në moshë. Shkruaja, pikturoja. Tani jam e bindur që atëherë kam qenë gruaja më e bukur në botë dhe shpirti më i pastër që ka ekzistuar. Besoj se e dinë edhe të tjerë këtë. Kisha një lëkurë ngjyrë hëne në fytyrë dhe lama poshtë syve që i dyfishonin sytë dhe ideja se tashmë jeta ime kishte hyrë në rrugën e pakthyeshme të amësisë, i jepte gjithë qenies sime atë sublimim fatal që është trualli i një transhendence të paarritshme, kur je njeri i lirë.
Vitet pas 1996-ës thyen çdo iluzion dhe bënë baltën e asaj rënieje morale dhe politike që u shoqërua me depresion për shoqërinë shqiptare dhe fundin e iluzioneve të mëdha të sistemit të ri pa limit, ndoshta për gjithë Ballkanin. Nga vitet 2001 e në vazhdim u mora pandalshëm, brenda mundësive të mia, me reformimin e bazës sime konceptuale dhe kam hyrë në një kompleksitet që vetëm zgjerohet dhe që do më çojë....besoj, siç thotë një profesor imi në Vjenë: "Ti shikon edhe anën tjetër të hënës".
Dashuria jote e parë, si ka qenë, na e përshkruaj pak ndjesinë dhe personin që kishit përballë?
Nuk kam pasur një dashuri mirëfilli të parë. Ishin tendenca. Edhe dikë që e desha dhe më donte nuk munda ta kem, pasi ishim shtresa shoqërore të ndryshme dhe na ndanin kuptimet, perceptimet, veset. Të paktën u puthëm, gjë që e vlerësoj dhe më tha më shumë se një herë: "Thesari im".
Aurel Plasari, një emër mjaft i dëgjuar sidomos pas '90-ës, u bë bashkëshorti juaj. Si u njohët me të, nga fillimi deri në fund të marrëdhënies?
Kjo ishte një martesë rrufe, që edhe ashtu mbaroi. Ishte arti ai që na bashkoi dhe temperamenti ai që na ndante.
Vazhdoni t'i ruani marrëdhëniet me të?
Sigurisht, takohemi për biseda. Ai ka një informacion sa të gjerë, po aq edhe të admirueshëm nga të gjitha fushat e kulturës abstrakte, një sqimë të një rangu dendi dhe një erotizëm margaritar ndaj leksikut shqip dhe të huaj.
Moza Ahmeti, një poete e kohëve moderne, është vlerësuar nga shumica e njerëzve si vajzë pa komplekse. Pse ju quajnë të tillë dhe, a ke komplekse?
Nuk ka njeri pa komplekse e paranoja në botën moderne. Por nëse kompleksi yt është shumë i zhvilluar, pra është i një specialiteti të latë, atëherë kjo quhet kulturë apo art (qesh).
Vetëm mendja e çliruar nga mendimi, një mendje bosh, (që është e mrekullueshme kreja bosh në hapësirë), vetëm ajo nuk ka komplekse. Por kjo ndodh kur pushojmë së menduari a vepruari. Dhe kjo është shkalla më e lartë e njeriut. Ndoshta niveli më i lartë i qenies.
Keni dy vajza, Eir dhe Luka, kush të ngjan më shumë ty?
Ne të tria jemi kaq të ndryshme...
Si i administroni ju, burrë e grua, punët e shtëpisë?
Me punët shtëpiake jam e lidhur vetëm unë. Ai kujdeset për pemët dhe oborrin.
Ju çfarë pune nuk prekni me dorë?
Nuk ka ndonjë punë që nuk do e bëja. Bile kam çarë edhe dru. Jam pasionante e zjarrit në dimër. Gatuaj në çdo stinë.
Një poete e shkëlqyer, por që për disa kompozitorë, jo yll në muzikë. Si e vlerësoni ju veten tuaj?
Muzika...unë thjesht kompozoj idetë e mia me zë, jo me nota. Pastaj kërkoj bashkëpunime... Di që disa këngë të miat, janë me të vërtetë tronditëse. Kam pasur në 2008 një koncert me këngët e mia në Vjenë, bashkë me Genti Rrushin në piano, shoqërues. Kemi dalë bukur atje, madje koncerti, një pjesë ishte dhënë edhe në radio. Ishim në një sallë të mrekullueshme vjeneze, organizuar nga 'Kulturë Kontakt' i Austrisë.
Kënga juaj "Në mbretërinë e xhuxhave", në fakt është shumë kuptimplotë, por kjo për një gamë jo të gjerë njerëzish, kishit ndonjë model në kokë kur e shkruat këtë këngë?
Kam qenë e dëshpëruar kur ka lindur kjo këngë, gati e pashpresë për vendin tim, për burrat e këtij vendi që akoma grinden pa gjetur gjuhën e bashkëpunimit. Nejse, kënga është pothuajse absurde si tekst, ndoshta prandaj edhe tërheqëse.
Në mes të një morie poezish, kë do të veçoje më shumë nga të tuat?
Ndoshta disa. Prandaj nuk po veçoj ndonjë. Por trofeun e artë të San Remos e mora me poezinë "Asgjësë Tërësore" që në italisht tingëllonte edhe më bukur: 'Nuli Integral'. Ideja e vargjeve të fundit është: "Të mund të duash, është më shumë sesa dashuria...Ah, të jetë e mundur, e mundur...
Poezia "Që ti je gomar, kjo është diçka që duket", është pranuar nga ju se është shkruar për Edi Ramën, keni pasur kontakte më me të apo edhe ndonjë sms me inat?
Jo, pothuaj fare. Politika na largoi në një farë mënyre. E shoh në televizor ndonjëherë. Ndoshta edhe ai. Ndonjëherë edhe kur e shoh, ndërroj stacion, pa qëllim, se politika më është bërë bajat...E kështu jeta bën të sajën që gjërat më të shtrenjta, i shndërron në objekte të indiferencës, thua se zilia e një vullneti të jashtëm ka hipnotizuar e shndërruar vullnetin e brendshëm të njeriut, duke i dhënë vëmendjes drejtime krejt të tjera...
Deri pak kohë më parë ju pamë edhe në "Dancing with the stars", juria e publiku të mbajti gjatë edhe pse disave nga konkurrentët e skualifikuar më parë, kur bënin krahasimin me ju, iu dukej vetja mirë. Si je ndjerë si kërcimtare?
Jam një kërcimtare e mrekullueshme, betohem. Në disko, madje një djalosh hoqi edhe kanatjeren për mua (qesh). Kisha vite pa shkuar në disko, por shkova disa herë me shokët e "Dancing with the stars" këtë pranvere dhe u kënaqa shumë. Shkak u bë Olsi, që na ftoi vazhdimisht dhe me xhepin e vet. Një mashkull bujar dhe kavalier, i shkëlqyer.
Keni hequr plotësisht dorë nga politika?
Nuk pata ndonjëherë lidhje reale me të, pasi edhe ajo nuk e kishte realisht me mua. Kjo është e sqaruar, besoj. Dhe është më e mira.
Jeni duke vijuar doktoraturën në Austri, përse mendon se ju duhet?
Doktoratura në Austri ka qenë dhe vazhdon të jetë një sistemim i dijeve të mia abstrakte dhe empirike në nivele të reja shoqërimi e përcaktimi. Më ka rritur horizontin dhe qetësinë, vetëbesimin në diskurset e mia logjike.
Me çfarë po merreni aktualisht, ndonjë punë konkrete?
Kam filluar një emision bashkë me disa shoqe në 'Digitalb', stacioni "T", çdo të shtunë në mbrëmje. Emisioni titullohet "Gra të Lira". Është mjaft tërheqës dhe analizon temat e së përditshmes, jo vetëm të grave, por të të gjitha marrëdhënieve njerëzore. Ndihem e kënaqur nga bashkëpunimi me këtë stacion si dhe me stafin.
Si është një ditë e juaja, mund të na e përshkruani?
Jo, nuk mund ta përshkruaj. Asnjë ditë imja nuk është njësoj me një tjetër.
Të duash Moza Ahmetin, sa e vështirë është?
Po aq e vështirë sa të duash edhe veten.(qesh)
Shpesh ju keni krijuar opinionin se jeni aq shumë pa komplekse, sa mund të quheni një gustatore e mirë në çdo drejtim. Në fakt, eksperienca juaj më e çmendur në jetë cila ka qenë?
Unë perceptohem si e tillë, por ndoshta është vetëm perceptimi im, shkaku i perceptimit të të tjerëve ndaj meje kështu. Të perceptosh, nuk do të thotë të bësh. Por ndoshta nga pikëpamja fenomenologjike, të perceptosh do të thotë të bësh. Vërtet që kam një perceptim të veçantë. Im shoq thotë për mua me ironi dhe zili: "Epo, ti ke ekskluzivitetin".
Ideja ime e fundit e çuditshme është që kam dëshirë të merrem me antropologjinë e shpirtit. Pashë on line, por kjo shkencë nuk ekzistonte. Mendoj se nëse shpirti i humbur, i shtypur e i djegur mund të sillet në shprehje, pra të rigjindet, bota mund të ribëhet lehtësisht e njeriu mund të kënaqet pafundësisht, e Zoti mund të prehet lirisht.
Pini cigare dhe alkool?
Nuk kam bythë për vese. Po të kisha, nuk do lija ves pa përdorur. Nuk pi as kafe tani. E kam zëvendësuar me kakao, dhe këtë të fundit shpesh e zëvendësoj me fruta.
Cilët janë miqtë e tu më të ngushtë?
Me sa duket, librat, fëmijët dhe mendjet e gjalla.
Armiq keni, ndjeheni e kërcënuar nga mllefet apo injoranca?
Nuk kam miq aq shumë. Disa që kam jetojnë larg, në Evropë. Injoranca e të tjerëve nuk është e rrezikshme. I rrezikshëm është vullneti i rrezikshëm.
Jeni duke shkruar ndonjë libër, apo keni ndonjë bashkëpunim muzikor ende të pathënë?
Po, po shkruaj. Kam dy romane në proces: "Imuniteti", titullohet njëri, kurse tjetri: "Ushtari shtatzënë".
Ku do të donit të jetonit?
Gjithmonë kam dashur të jetoj në Francë. Më dukej toka më e ëmbël në botë. Por nuk kam shans besoj të ndodhë.
Cili është shkrimtari që preferoni ta keni mbi kokën e shtratit para gjumit?
Jam e lëvizshme në shije. Vepra e fundit që më shijoi sa një pasion dashurie ishte "Vdekje në Venecia", i Thomas Mann.
Cila është ëndrra juaj?
Zhvillimi i pambarimtë i konceptit, që të çlirojë shpirtin nga mundimi.
(Intervista u botua sot ne Gazeta Shqiptare)
(s.g/BalkanWeb)