Studentët e Akademive, kriteret e reja të pranimit
Autori i Lajmit: Redaksia
Pranimet e studentëve të rinj në Akademinë e Arteve të Bukura dhe Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve, do të realizohet edhe në sajë të kritereve të veçanta, të vendosura nga drejtuesit e Akademisë. Duket se Artet janë i vetmi institucion i lartë arsimor që ka të drejtën e vendimarrjes kundrejt pranimit të studentëve, ndryshe nga fakultetet e tjera të UT-së ku debati mbi zgjerimin e autonomisë në vendimarrje është kthyer në një mollë sherri mes tyre dhe Ministrisë. Përzgjedhja e kandidatëve fitues, që do të pranohen në Akademinë e Arteve për vitin 2010-2011, do të përcaktohet nga rezultatet individuale të konkursit special. Ndryshe nga strukturat e tjera të arsimit të lartë, ku fituesit përcaktohen nga komponentët përbërës të Maturës Shtetërore, pranimet tek Artet do të kushtëzohen nga pikët finale të konkursit që do të zhvillohet gjatë muajit korrik. Pas rishikimit të kapaciteteve, drejtuesit e këtij institucioni kanë pohuar se nuk do të ketë rritje të kuotave të pranimit, për shkak të mungesës së ambienteve fizike dhe atyre pedagogjike në përballimin e prurjeve të reja. Aktualisht janë propozuar si kuota të mundshme pranimi në të tri fakultetet përbërëse të kësaj akademie rreth 230 kuota, të shpërndara sipas programeve përkatëse. Megjithatë, këto kuota mund të pësojnë ndryshime në varësi të vendimit që do të marrë Ministria e Arsimit për miratimin e tyre. Në bazë të rezultateve që maturantët do të arrijnë në konkursin special, do të bëhet dhe diferencimi i kandidatëve që do të marrin statusin e studentit të ri. Kështu, rreth 80 për qind e peshës në përcaktimin e kandidatëve fitues do të mbulohet nga rezultati i konkursit dhe 20-përqindëshi i mbetur nga nota mesatare e arritur në katër vitet e shkollës së mesme. Akademia gjithashtu ka të drejtë të përcaktojë kritere të veçanta të konkurseve të pranimit për çdo specialitet. Studimet në këtë institucion zhvillohen me bazë vitin akademik, i cili organizohet në semestra me së paku 20 orë mësimi, leksione, seminare e laboratorë në javë. Lidhur me tarifat e studimit është pohuar se ato do të miratohen nga Qeveria pas propozimeve të shpallura nga rektorati i Akademisë së Arteve, por sipas deklarimeve paraprake, këto të fundit nuk pritet të kenë ndonjë rritje drastike krahasuar me tarifat e aplikuara gjatë vitit të shkuar. Konkretisht në programin e studimit “Regji filmi” vjet është shënuar tarifa më e lartë e regjistrimit, 80 000 lekë, ndërsa degët e tjera apo programet e tjera të studimit tarifat ishin rreth 30 000 lekë. Kriteret e konkursit të pranimit në Fakultetin e Muzikës janë të ndara sipas specialiteteve Muzikologji dhe Pedagogji Muzikore. Kështu, konkursi i muzikologjisë zhvillohet në dy faza. Moskualifikimi në fazën e parë i heq të drejtën konkurrentit të kalojë në fazën e dytë. Konkursi për seleksionimin e fituesve në Fakultetin e Arteve të Bukura do të ketë dy faza, ose thënë ndryshe, dy boshte kryesore: Punë Praktike në Atelie dhe testim teorik. Kandidatët e specialitetit Aktrim duhet të interpretojnë përpara komisionit: tregim, poezi, monolog (i zgjedhur nga vetë kandidati konkurrues), monolog nga dramaturgjia klasike botërore, një fabul ose anekdotë, njohuri mbi letërsinë dhe teatrin shqiptar e atë botëror.
Ky lajm është publikuar: 14/04/2010