UT dhe Universiteti i Vlorës Hyjnë në rregullore ankesat e studetëve
Autori i Lajmit: Redaksia
Universiteti i Vlorës ka mbështetur studentët duke u dhënë mundësinë e ankesave dhe kërkesave të tyre për problemet lidhur me provimet apo çështje të tjera. Në bazë të Statutit dhe të Rregullores të Universitetit “Ismaili Qemali” Vlorë, pranë zyrës Akademike funksionojnë dy komisione për të gjithë ankesat dhe kërkesat e studentëve të Universitetit të Vlorës: Komisioni për ripranimin e studentëve që për arsye të ndryshme kanë ndërprerë studimet, përbëhet nga tetë anëtarë. Po ashtu funksionon edhe komisioni për ankesat e drejtëpërdrejta të studentëve të Universitetit të Vlorës në marrëdhënie të ndryshme si akademike etj. Antarët e komisionit të ankesave janë gjithsej 11 vetë. E njëjta procedurë për ngritjen e komisionit të ankesave dhe kërkesave të studentëve është futur edhe në rregulloren e Universitetit të Tiranës, ku të rinjve u jepet e drejta e rikorrigjimit të provimeve me komision për rastet kur mendohet se pedagogu nuk ka bërë vlerësimin e duhur në notë. Ankesat për nota apo deri në ngelje të studentit disa herë në një provim të caktuar është kthyer në problematikën më të ndjeshme të studentëve kundrejt pedagogëve. Madje për këtë problem kanë qenë të shpeshta takimet e Këshillit Studentor të çdo Fakulteti me rektorin e Universitetetit të Tiranës Dhori Kule ku është diskutuar mbi mënyrat e zgjidhjeve të monopoleve të lëndëve të disa pedagogëve të quajtur tashmë ”lindorë”. Për këtë arsye studentëve të Tiranës iu është dhënë të plotësojnë një formular anonim ku të kenë mundësinë të shprehen për çdo ankesë ndaj çdo pedgogu që u jep mësim.
Ky lajm është publikuar: 14/04/2010