VENDIMI Kriteret dhe procedurat për privatizimin e oborreve
Autori i Lajmit: Redaksia
Të gjithë qytetarët që nuk kanë marrë akoma aktin e pronësisë për oborret e banesave të tyre, duhet të përshtaten me rregullat e reja për tu bërë pronarë. Në mbledhjen e djeshme, qeveria ka miratuar kriteret që duhet të plotësojë prona si dhe mënyrën e aplikimit për tu bërë pronar. Sipas vendimit të qeverisë, të gjitha oborret që nuk janë për funksion banimi nuk mund të privatizohen. Sipas burimeve zyrtare të qeverisë, këto ndryshime u kryen në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 8, pika 3 e 23, pika 1, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, dhe të neneve 24, shkronja “c”, e 56, të ligjit nr.7843, datë 13.7.1994, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Privatizimi i oborreve
Qeveria vendosi që në ndryshimet e vendimit të mos lejojë që oborret të kalojnë në pronësi për qëllime të tjera përveç funksionit të banimit. Sipas vendimit të marrë dje, oborri mund të privatizohet nëse aty është i ndërtuar një objekt i ligjshëm për arsye banimi. Ndërkaq ndryshime ka edhe në mënyrën e paraqitjes dhe plotësimit të kërkesës. Sipas vendimit të djeshëm të qeverisë, kërkesa plotësohet sipas formularit tip, të miratuar nga ministri i Drejtësisë, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së. Formulari tip përmban një paralajmërim që ngarkon me përgjegjësi, sipas ligjit, subjektin kërkues në rast të deklarimit të të dhënave të rreme apo të depozitimit të dokumentacionit të falsifikuar”. Më pas kërkesa paraqitet nga kërkuesi pranë AKKP-së drejtpërdrejt ose nëpërmjet postës rekomande”. Më pas, me paraqitjen e kërkesës paguhet edhe tarifa e shërbimit, niveli i së cilës përcaktohet me urdhër të përbashkët të ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Financave”.
Ndryshimet
Por ndryshime nuk ka pasur vetëm në mënyrën e plotësimit të kërkesës dhe ndryshimit të kushteve të pronës, por edhe mënyra e shqyrtimit të dokumentacionit do të pësojë ndryshime. Në bazë të vendimit të djeshëm, AKKP-ja, brenda 30 ditëve, por jo më vonë se 3 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës e të dokumentacionit nga kërkuesi, shqyrton dhe jep vendim për të. AKKP-ja verifikon dhe përcakton, nëse kërkesa e dokumentacioni shoqërues përmbushin kushtet e përcaktuara në ndarjen II, të këtij vendimi, si dhe saktëson kufijtë e oborrit në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet. Këto ndryshime vijnë, pas shkrirjes së zyrave rajonale të AKKP-së dhe qytetarët, për tu kompensuar apo për tu cilësuar pronarë të një prone, duhet tu drejtohen zyrave të AKKP-së në Tiranë. Pasi AKKP-ja ka kryer të gjitha verifikimet, duhet të kontaktojë me kërkuesin për ta vënë në dijeni për përgjigjen, nëse ai i ka plotësuar kriteret për tu cilësuar pronar i një prone të caktuar apo jo.
Ndryshohen tarifat e legalizimeve, pagesë për çdo kat objekti
Në mbledhjen e djeshme qeveria ka ndryshuar edhe tarifat për legalizimet. Tashmë formulari për aplikim, nuk do të ketë një shifër standarde, ai do të varet nga numri i kateve që ka një objekt që do të legalizohet. Sipas vendimit, formulari për legalizimin e një kati do të jetë 4 mijë lekë të reja, ndërkohë që kjo shumë ka qenë për formularin që plotësohej për legalizimin e të gjithë objektit. Sipas vendimit, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 32, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave vendosi të ndryshojë tarifën e shërbimit për legalizimin e objekteve pa leje/shtesave informale në ndërtime me leje, është në vlerën 4 000 lekë, për çdo kat të objektit pa leje / shtesës informale në ndërtime me leje. Gjithashtu, ndryshime ka pësuar edhe mënyra e pagesës. Pagesa e parcelës ndërtimore, për objektet informale me destinacion social-ekonomik dhe shtesat informale në ndërtime me leje, do të bëhet vetëm në lekë, në vlerë të plotë monetare. Për objektet informale, me destinacion banimi apo të përzier, (banim dhe social-ekonomik), pagesa e vlerës së parcelës mund të bëhet në lekë, në vlerë të plotë monetare, dhe/ose me bono privatizimi. Në rastin kur pagesa kryhet me bono privatizimi, ajo duhet të paraprihet nga depozitimi i kërkesës me shkrim, të poseduesit të ndërtimit informal, pranë drejtorisë rajonale të ALUIZNI-t, ku të përcaktohet përqindja e pagesës me bono privatizimi. Për shtesat informale (anësore apo në lartësi), të ngritura në territore (zona) ku nuk ka çmim minimal fiskal, të përcaktuar në përputhje me pikën 2, të nenit 43, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, çmimi minimal fiskal do të llogaritet si mesatare aritmetike e çmimit të zonave me të cilat ky territor (zonë), kufizohet.
Qeveria miraton listën e re të zonave që do të legalizohen
Miratohet kalimi i pronës për 4102 parcela të objekteve informale si dhe shtesa pallatesh me një sipërfaqe totale prej 1 132 763.18 m², ku sipas vendimit përfitues do të janë rreth 5000 familje. Qytetet që do të përfitojnë nga miratimi i pronës janë: Qarku Tiranë, 2 176 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 773 207, 53 m². Qarku Durrës, 655 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 229 735, 41 m²
. Shkodër, 55 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 15 592, 20 m². Berat, 82 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 27 483, 10 m². Qarku Fier, 392 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 108 481, 80 m². Një tjetër qytet që do të përfitojë është Korça, me 2 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 507, 93 m². Dibër, me 100 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 10 515, 66 m²; gjithashtu edhe Elbasani, me 465 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 112 190, 40 m². Qarku Gjirokastër, 28 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 7 285, 10 m². Vlorë, 146 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 56 877, 40 m². Ndërsa Kukësi, me 1 parcelë ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 337, 87 m². Në vazhdimësinë e përmbushjes së objektivave të programuara nga Qeveria për intensifikimin e procesit të legalizimeve, ALUIZNI ka përshpejtuar ritmet e punës për zbatimin e procedurave për kalimin e pronësisë së parcelave ndërtimore nga shteti tek poseduesit e objekteve informale. Si rezultat i intensifikimit të ritmeve të punës, është miratuar dje në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave, projektvendimi mbi kalimin e pronësisë së parcelave ndërtimore. Kështu, rreth një milion metra katrorë sipërfaqe, në të cilat janë ndërtuar objekte informale, kanë kaluar në pronësi të ndërtuesve të objekteve. Sipas materialit që shoqëron aktin e qeverisë, vendimi merret në kuadër të procesit të legalizimit të objekteve informale nga ALUIZNI.
Kriteret dhe procedurat për kompensim fizik
Për kompensim fizik qytetarët tashmë duhet tu përshtaten kritereve të reja dhe të ndjekin procedurat e miratuara së fundmi nga qeveria. Sipas vendimit të qeverisë, qytetarët duhet të plotësojnë kërkesën për kompensim fizik të menjëhershëm, pranë AKKP-së, sipas formularit tip, të miratuar nga ministri i Drejtësisë, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së. AKKP-ja, nëpërmjet strukturave të saj, pranon, ndjek, plotëson, shqyrton ose heton administrativisht kërkesat e subjekteve të shpronësuara apo përgatit projektaktin a relacionin shoqërues, të cilat ia kalon për shqyrtim e miratim dhe nxjerrjen e vendimit përkatës drejtorit të Përgjithshëm, sipas ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, duke dokumentuar veprimet që kryen. Këto dokumente përfshihen në dosjen e hapur, me regjistrimin e kërkesës për kompensim, së bashku me dokumentacionin provues, të paraqitur prej tij. Dokumentimi i veprimeve, në kuptim të këtij vendimi, kryhet nëpërmjet përfshirjes në dosje të çdo shkrese, që i bashkëlidhet praktikës, si dhe nëpërmjet depozitimit të të gjitha procesverbaleve, kujtesave, informacioneve, akteve të vlerësimit apo të ekspertimit, të përgatitura sipas rastit, apo çdo shkrese tjetër për të tretë apo të brendshme, për trajtimin e kësaj kërkese. Në kuptim të këtij detyrimi, strukturat përkatëse kanë përgjegjësinë ligjore të bëjnë vlerësimin e kërkesës dhe të rrethanave të paraqitura, për çështje të bazueshmërisë së saj në ligj dhe në prova. Vlerësimi është pjesë përbërëse e praktikës dhe nënshkruhet nga grupi i punës me specialistin/ët, jurist dhe hartograf, që shqyrtoi/uan praktikën, dhe përgjegjësin e sektorit, që e mbikëqyri dhe pranoi atë. Kur AKKP-ja vëren se kushtet e përmendura në pikat e këtij vendimi, plotësohen dhe se dokumentet, e përcaktuara në këtë vendim, janë të vlefshme e të rregullta, ndjek hapat e mëtejshme për kompensim.
Ky lajm është publikuar: 14/04/2010