“VETËVENDOSJA” Shtyhet gjyqi ndaj Albin Kurtit
Autori i Lajmit: Redaksia
Albin Kurti nuk paraqitet sërish në gjyqin kundër tij, ndërkohë që seanca e radhës është shtyrë për nesër. Vendimi ka ardhur pas kërkesës së avokatit mbrojtës Avni Gjakova, për së paku dy ditë kohë për ta lexuar lëndën në tërësi. Gjakova, është caktuar sot në këtë detyrë. Ai në fillim të seancës ka propozuar që të ndërrohet përbërja e trupit gjykues. Sipas tij, përbërja e trupit gjykues nga gjyqtarë vendës, mbase do të mund të sillte Kurtin në seancë. Ndërkohë, një ditë më parë, Kurti u ka bërë thirrje gjykatësve, avokatëve, prokurorëve dhe policëve që të mos zbatojnë direktivat e EULEX-it. Ai ka kërkuar të mos gjykohet politikisht. Do të pranonte vetëm një gjykatë të Republikës së Kosovës, por pa EULEX-in mbi të.
Gjykimi
Rasti Kurti, së fundi, është debatuar edhe në Kuvendin e Kosovës, në të cilin deputetët kanë vlerësuar se rasti është politizuar, por debati ka përfunduar pa asnjë rezultat. Më 10 shkurt 2007, ishte policia e UNMIK-ut ajo që kishte qëlluar mbi trupat e paarmatosur të demonstruesve paqësorë me armë dhe plumba gome me afat të skaduar prej 12 vjetësh. Demonstruesit ishin qëlluar kryesisht në kokë, prej të cilave patën humbur jetën Arben Xheladini e Mon Balaj, si dhe ishin plagosur mbi 80 demonstrues të tjerë. Protesta ishte organizuar kundër Planit të Ahtisaarit, plan ky që parashihte zgjidhjen e statusit të Kosovës, pas negociatave me ndërmjetësim ndërkombëtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thirrje të hapur kundër gjykimit të Kurtit kanë bërë edhe përfaqësues nga Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi. Këshillat e këtyre vendeve, kanë kërkuar nga gjykatësit, avokatët, prokurorët dhe policia që të solidarizohen me qëndrimin e 175.000 shqiptarëve - të mos marrin pjesë në procesin gjyqësor ndaj Kurtit.
Deklarata
Vetëm një ditë para se të zhvillohej seanca e radhës kreu i “Vetvendosjes” ka reaguar sërish kundër gjyqit që po zhvillohet kundër tij. “Është e pamundshme që të ketë një proces të drejtë juridik, pasi fuqitë ekzekutive të EULEX-it mbi gjyqësinë e pamundësojnë pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit”, - deklaroi Kurti. Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje” e ka cilësuar procesin gjyqësor kundër tij të motivuar politikisht. Kurti kishte paralajmëruar se as dje nuk do të paraqitet në Gjykatë, ashtu edhe ndodhi.
Ky lajm është publikuar: 14/04/2010