Studentët e Universitetit Kristal i drejtohen tregut të punës si specialistë
Në mjediset e kampusit të Universitetit Kristal në Tiranë u zhvillua sot paradite, ceremonia e përurimit të ambienteve të reja universitare. Mjediset e reja të Universitetit Kristal janë vizituar nga Kryeministri Sali Berisha.
Në ceremoninë e organizuar me rastin e përurimit të këtyre ambienteve akademike, z. Berisha ka vlerësuar investimin që ka bërë Kompania Arsimore Kristal duke e konsideruar arsimin e lartë si të një rëndësie parësore në krijimin e profesionistëve të së ardhmes.
Ai e ka cilësuar këtë investim si shumë serioz dhe si një kontribut i drejtpërdrejtë në përmirësimin e standardeve në arsimin universitar.
Gjithashtu z. Berisha ka përgëzuar kontributin dhe punën e bërë nga stafi i Universitetit Kristal në formimin dhe përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes.
Pas përurimit të ambienteve të reja është organizuar ceremonia e shpërndarjes së diplomave për studentët që kanë mbyllur ciklin e studimeve universitare pranë këtij Universitet këtë vit.
Studentët e sapodiplomuar, të cilët tani janë gati të përballen të sigurt me tregun e punës të pajisur me njohuritë e duhura, janë të degëve Drejtësi, Infermieri dhe Farmaci.
Diplomat u dorëzuan nga rektori i Universitetit prof. Mareglen Spiro, dekani i Fakultetit të Drejtësisë, dr. Ilir Berhani, dekani i Fakultetit të Infermierisë, prof. asc. Andrea Gudha dhe dekani i Fakultetit të Farmacisë dr. Enver Mustafaj.
Në emër të Universitetit Kristal studentët e diplomuar i uroi rektori i Universitetit Kristal, prof. Mareglen Spiro, i cili u ka uruar suksese në të ardhmen e tyre si profesionistë të fushave ku janë diplomuar.
Ai ka vlerësuar seriozitetin dhe përkushtimin e treguar prej tyre që bëri të mundur edhe diplomimin e tyre në këtë ditë.
Vetë Universiteti Kristal, për të rritur cilësinë e edukimit universitar dhe për t’i ofruar studentëve sa më shumë mundësi për zhvillimin e aftësive profesionale, ka vendosur lidhje me shumë organizma shtetërore dhe ndërkombëtare.
Një pjesë e mirë studentëve të diplomuar sot kanë zhvilluar praktikat mësimore pranë këtyre institucioneve dhe organizatave.
Në këtë mënyrë Universiteti Kristal i prezanton studentët, që gjatë proçesit të edukimit, me tregun e punës duke i njohur me pjesën praktike të njohurive të marra në auditorë si edhe i krijon lidhje e kontakte me punëdhënësit.
Ajo që Universiteti Kristal i ka ofruar studentëve të cilët janë diplomuar dhe të gjithë studentëve të këtij universiteti ka të bëjë me krijimin e të gjitha kushteve për përfitimin maksimal të përgatitjes akademike.
Rreth “Kristal”
Universiteti Kristal është i strukturuar në shtatë Fakultete dhe 14 degë, duke i ofruar studentëve një mori zgjedhjesh bazuar në qëllimet që i kanë vënë ata vetes për të ardhmen.
Studentëve dhe atyre që duan të bëhen studentë të këtij universiteti i ofrohen mundësi të shumta: nga Shkencat e Komunikimit, Inermieria, Farmacia, Stomatologjia, Drejtësia, Shkencat Politike, Psikologjia, Administrimi i Biznesit, Administrimi Publik e deri tek Shkencat Inxhinierike.
I pajisur me një kampus universitar modern, studentëve u krijohen të gjitha mundësitë që jo vetëm të studiojnë por edhe të ndihen si në shtëpinë e tyre duke krijuar edhe miqësi të reja.
Mjediset e kampusit dhe të universitetit janë menduar që t’i ofrojnë studentëve një sërë shërbimesh cilësore si biblioteka, interneti falas, konvikt me kushte optimale, ambientet çlodhëse, etj.
Universiteti Kristal tashmë nuk gjendet vetëm në Tiranë por edhe në Korçë e Fier duke u bërë një ndër universitetet private më të mëdha në vend.