Studentët e Vlorës: Jo përshtatje me ciklin 3+2
13/11/2009 Peticion krerëve më të lartë të shtetit: Kemi filluar studimet në 2007-n
“Studentët e vitit të katërt me më pak se 160 kredite të vazhdojnë DIND”
VLORE- Studentët e drejtësisë në universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë u nisin një peticion krerëve më të lartë të shtetit dhe rektorit të UV-së Tanush Shaksaj. Në këtë peticion thuhet se: Jemi informuar nga Këshilltarja Akademike znj. Loreta Alushi se është marrë një vendim nga Senati i Universitetit (vendim që nuk mund ta gjenim pavarësisht kërkesës tonë) se studentët që aktualisht kanë më pak se 160 kredite dhe studentët që aktualisht janë në vitin e tretë do të përshtaten me sistemin e ri dhe do të pajisen me Diploma të Nivelit të Parë. Ne mendojmë se ky vendim është një vendim i nxituar, dhe në kundërshtim me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007 "për arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë" i ndryshuar me ligjin nr. 9832, datë 12.11.2007 dhe me udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Kështu, "studentët e regjistruar në një program studimi, para hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të vazhdojnë studimet e tyre me të njëjtin program studimi për kohëzgjatjen normale të tij. Studentët mbetës do të marrin një diplomë në varësi të afateve të studimeve të tyre dhe kurrikulës" (Neni 88). Duke qenë se ligji për arsimin e lartë zbatohet, realizohet dhe interpretohet në përshtatje me programet akademike mësimore kërkojmë: 1. Të hiqet kufizimi për studentët e vitit të katërt që kanë më pak se 160 kredite dhe tu krijohet mundësia që edhe këta studentë të pajisen me DIND. 2. Për studentet që kanë filluar vitin mësimor në vitet 2007-2008 dhe që sot janë studentë të vitit të 3-të dega drejtësi tu krijohet mundësia për vazhdimin e vitit te katërt dhe pajisen me DIND qe është ekuivalente me diplomën e sistemit të vjetër. 3. Nxjerrjen e një udhëzimi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për Universitetin e Vlorës ku të citohet: "Studentët që kanë filluar ciklin mësimor për vitin 2007-2008 të pajisen me diplomë DIND pas përfundimit të studimeve universitare të ciklit 4-vjeçar". 4. Unifikimin e programeve akademike për këto kurse studentësh me Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë dhe Universiteti i Vlorës.