Krimet e Rënda, shtyhen gjyqet për 3 të fortët
12/11/2009 Coli, Lamaj dhe Shullazi
TIRANË – Pothuaj të gjithë gjyqet e caktuara për t’u zhvilluar dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda janë shtyrë. I parë që pësoi shtyrje për mugësë të avokatit Riza Icka, ishte procesi gjyqësore kundër të pandehurve të Bandës së Durrësit. Ka vazhduar vetëm disa minuta procesi dhe pas verifikimit të mungesës së avokatit, u caktua një tjetër datë. Pas tij është Afrim Hasanaj, personi që vrau dy polic nuk u paraqit në gjyq. Ai kishte lëshuar një deklaratë ku thoshte se në mungesë të avokatit nuk mund të vazhdoi më tej. I treti proces i shtyrë tek Krimet e Rënda ishte ai ndaj të pandehurve Emiliano Shullazi dhe Ervin Ferhati. Dje ishte seanca e dytë gjyqësore dhe një prej gjyqtarëve të caktuar nga KLD-ja me delegim, Ilir Çeliku, dha dorëheqjen me pretendimin se ka qenë edhe më parë pjesë e këtij procesi si anëtarë i trupit gjykues. Altin Lajam është një tjetër proces i shtyrë dje. Gjyqtari Artan Broci e kishte lënë seancën për t’u zhvilluar në orën 13.30 minuta, por për shkak të mungesës së një prej anëtarëve të trupit gjykues ai nuk mundi ta zhvillonte. Gjyqtarja Fatmira Hajdari ndodhej në gjyqin ndaj të pandehurve të Gërdecit dhe nuk ishte e pranishme. Këta ishin vetëm një pjesë e atyre proceseve që u shtyn për mungesë avokatësh apo për mungesë të gjyqtarëve. Pati edhe seanca të tjera që nuk u zhvilluan.