Studentet e drejtesise peticion ministrit

Studentët e Universitetit të Tiranës, të degës së Drejtësisë, kërkojnë nga Ministri i Eduard Halimi ndryshimin e kritereve për të kandiduar në shkollën e Magjistraturës.
Me anë të një peticioni të firmosur nga studentët, këta të fundit kërkojnë ndryshimin e kritereve të kandidimit, pasi sipas tyre, janë diskriminuese. Sipas tyre, mosha, mesatarja, gjuhët e huaja dhe disa kritere të tjera janë diskriminuese për studentët.
Për këtë fakt, ministri Halimi njoftoj presidentin Bujar Nishani njëherazi kryetarin e KLD-së në lidhje me këtë peticion.
Presidenti dhe ministri, premtuan se peticioni i studentëve do të shqyrtohet dhe më pas do të vendoset për kërkesat e tyre.
Gjatë mbledhjes, presidenti njoftoi se ka mbaruar edhe studimi për numrin e gjyqtarëve gjatë vitit 2012- 2020 në Shqipëri, ku parashikohen vendet vakante dhe emërimet e gjyqtarëve.
Gjithashtu, në mbledhje u caktuan kriteret dhe procedurat për përzgjedhjen dhe emërimin e gjyqtarëve për në Gjykatën Administrative