E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentet e juridikut bojkotojne mesimin

Qindra studente te Fakultetit te Juridikut dhe te Shkencave Sociale kane bojkotuar mesimin deri ne nje afat te pacaktuar, pasi godina ku ata zhvillojne leksionet nuk eshte e sigurt per jetet e tyre.

Kancelari i Fakultetit Juridik tha se pritet raporti teknik i inxhiniereve, te cilet do te percaktojne nese kjo godine eshte e sigurt ose jo.

"Presim nje vleresim te eksperteve per te dhene nje garanci ose mosgaranci per godinen dhe deri atehere shtyhet procesi mesimor", tha kancelari, Ardian Gjoni.

Kancelari tha se nuk ka nje afat te percaktuar se kur do te rinise mesimi.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›