E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premci: Lufte bixhozit ilegal

Numri nje i policise shqiptare paralajmeron nje sulm tjeter ndaj lojerave te fatit te palicencuara.

Kryekomisar, Ahmet Premci, deklaroi ne nje interviste per Top Channel se eshte hartuar nje platforme per goditjen por te dhenat kryesore jane marre nga tatimoret.

"Kemi analizuar te gjithe informacionin e duhur dhe jane 66 subjekte te penalizuara penalisht", u shpreh Premci.

Nderkohe qe ne statistikat e policise shqiptare ndihet nje rritje e femrave te perfshira ne trafikun e heroines per narkomanet shqiptare.

Nje e gjashta e te arrestuarve jane femra, nje evidence kjo e dale, pasi per shefin e policise shqiptare goditja e trafikut lokal te heroines, eshte futur ne plan te pare.

"Kemi perqendruar punen tone ne punen e shperndaresve. Jane 174 shtetas qe shperndajne heroine, 23 prej tyre femra", saktesoi Premci.

Kryepolici shqiptar mendon se, Shqiperia po del nga korridori i trafiqeve. Gjate raporteve te policive homologe, ai zbulon se, ne shumicen e transportit, trafikantet e shmangin Shqiperine.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›