E Diel, 1 Nëntor 2026

Hitleri? Një mbrojtës i të drejtave të njeriut

Share

Duket e çuditshme, por gjysma e studentëve gjermanë nuk e dinë se Hitleri ka qenë diktator. Ky është përfundimi i një sondazhi të kryer nga Universiteti i Berlinit dhe i shtrirë në disa universitete të tjera gjermane. Një e treta e studentëve madje, mendojnë se ai ka qenë mbrojtës i të drejtave të njeriut. Ndërsa katër në dhjetë studentë gjermanë mendojnë se diktatura dhe demokracia janë e njëjta gjë.

Ndoshta duhet të shtojmë leksionet për historinë e asaj kohe dhe të shkurtojmë leksionet për epokat e tjera, ka thënë Klaus Schroeder, profesor i shkencës politike, që drejtoi këtë sondazh. Në sondazh morën pjesë 7400 studentë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›