Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politik në “Vilën e Kuqe”! Një ditë më parë urdhëroi shkarkimin e të gjithë drejtorëve
Ndërkohë që studentët i kërkojnë të japë dorëheqje, kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Vilën e Kuqe.

Takimi zhvillohet vetëm një ditë pasi kreu i qeverisë u ka kërkuar ministrave të nisin shkarkimet e drejtuesve të institucioneve dhe agjencive në varësi të dikastereve të tyre.
Mbledhja vjen në një moment tensionesh politike dhe protestash të vazhdueshme studentore, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.