E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët kërkojnë largimin e Ramës, kryeministri bën “kurban” 132 drejtorë! “Furtunë” dorëheqjesh pas urdhrit të tij

Në kulmin e protestave masive që kanë përfshirë vendin, ku studentët dhe qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, një furtunë dorëheqjesh pritet të përfshijë administratën shtetërore.

Edi rama grupi i PS-protestat e mijra--shqiptareve

Plot 132 drejtues institucionesh dhe agjencish në varësi të ministrive janë urdhëruar të paraqesin dorëheqjet e tyre, në një lëvizje që vjen pikërisht në momentin kur presioni ndaj qeverisë është intensifikuar ndjeshëm. Ndërsa në rrugët e Tiranës dhe qyteteve të tjera protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë, Rama ka zgjedhur të kërkojë largimin e drejtuesve të institucioneve në varësi të ministrive.

Kjo lëvizje ngre pikëpyetje nëse drejtorët po bëhen “kurbanë” politikë për të zbutur pakënaqësinë qytetare dhe për të shmangur presionin që protestuesit po ushtrojnë drejtpërdrejt ndaj kryeministrit.

Sipas burimeve, urdhri është dhënë në kuadër të një procesi vlerësimi dhe rinovimi të administratës. Nga ky proces janë përjashtuar drejtuesit e institucioneve në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit, si dhe Policia e Shtetit. Referuar listave të institucioneve, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka numrin më të madh të strukturave në varësi, me 31 institucione që përfshihen në këtë proces. Në vendin e dytë renditet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, me 21 institucione, ndërsa Ministria e Jashtme ka numrin më të vogël, me vetëm tri agjenci.

Por dorëheqja nuk nënkupton domosdoshmërisht largimin përfundimtar nga detyra. Sipas burimeve, çdo drejtues duhet të dorëzojë, krahas dorëheqjes, edhe një raport të hollësishëm mbi punën e kryer gjatë kohës që ka drejtuar institucionin përkatës. Ky dokument do të shërbejë si bazë për vlerësimin e performancës së secilit drejtues dhe për të përcaktuar nëse ai mund të rikandidojë për të njëjtin pozicion. Shqyrtimi i dosjeve dhe vlerësimi i kandidatëve do të kryhet nga Ministria e re e Administratës Publike, e drejtuar nga Adea Pirdeni.

Kjo do të thotë se një pjesë e drejtuesve që sot janë urdhëruar të dorëhiqen mund të rikthehen sërish në të njëjtat poste, nëse kalojnë procesin e vlerësimit.

MINISTRIA E ENERGJISË DHE INFRASTRUKTURËS – 21

1. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

  1. Shërbimi Gjeologjik Shqiptar

  2. Nisma për transparencë në industrinë nxjerrëse

  3. Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial

  4. Agjencia Kombëtare Bërthamore

  5. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera

  6. Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit

  7. Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit

  8. Agjencia për Eficencën e Energjisë

  9. Qendra e Grumbullimit dhe Trajtimit të Kimikateve të Rrezikshme

  10. Autoriteti Rrugor Shqiptar

  11. Autoriteti Kombëtar i Investigimit për Sigurinë e Operimit në Aviacionin Civil

  12. Drejtoria e Përgjithshme Detare

  13. Instituti i Transportit

  14. Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve

  15. Autoriteti i Sigurisë Hekurudhore

  16. Autoriteti i Aviacionit Civil

  17. Autoriteti Rregullator Hekurudhor

  18. Autoriteti Kombëtar i Investigimit të Aksidenteve dhe Incidenteve Hekurudhore dhe Detare

  19. Qendra Rajonale e Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para (EIT Raë Materials Regional Innovation Center)

  20. Albcontrol

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL – 10

1. Agjencitë Rajonale

  1. Drejtoritë e Ujitjes dhe Kullimit

  2. Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësorë – QTTB

  3. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

  4. Agjencia e Zhvillimit Bujqesor Rural – AZHBR

  5. Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare – ISUV

  6. Drejtoria e Sherbimit te Peshkimit dhe Akuakultures

8.Agjencia Kombëtare e Duhan Cigareve

9.Enti Shteteror i Farave dhe Fidaneve

10.Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve

MINISTRIA E EKONOMISË DHE INOVACIONIT – 14

Institucionet në varësi të Ekonomisë

  1. Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale

  2. Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA)

  3. Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive

  4. Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT)

  5. Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH)

  6. Qendra Kombëtare e Biznesit

  7. Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit

  8. Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore

  9. Drejtoria e Pergjithshme e Standardizimit

  10. Enti Kombëtar i Banesave

  11. Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve.

  12. Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë

Institucionet në varësi të Inovacionit

1.Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës

2.Startup Albania

MINISTRIA E BRENDSHME – 14

  1. Garda e Republikës

  2. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

  3. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit

  4. Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK)

  5. Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV)

  6. IdentiTek ShA

  7. Illyrian Guard

  8. Shërbimi Zjarrfikës

  9. Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm

  10. Qendra e Pritjes për Azil

  11. Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë

  12. Shtëpia e Pushimit e Ministrisë së Punëve të Brendshme

  13. Prefektët e 12 Qarqeve

  14. Struktura e Ministrisë së Punëve të Brendshme – 2026

MINISTRIA E TURIZMIT, KULTURËS DHE SPORTIT – 31 TURIZMI

1.Agjencia Kombëtare e TurizmiT

2. Agjencia Kombëtare e Bregdetit

KULTURA

  1. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë

  2. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor

  3. Teatri Kombëtar

  4. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

  5. Galeria Kombëtare e Arteve

  6. Cirku Kombëtar

  7. Muzeu Historik Kombëtar

  8. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar Korçë

  9. Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”

  10. Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”

  11. Muzeu Kombëtar i Pavarësisë Vlorë

  12. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturor

  13. Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore

  14. Qendra Kombëtare e Kulturës për fëmijë, Teatri i kukullave

  15. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit

  16. Qendra Muzeore Durrës

  17. Qendra Muzeore Krujë

  18. Qendra Muzeore Berat

  19. Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale

  20. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat

  21. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Tiranë

  22. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër

  23. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë

  24. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë

  25. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër

  26. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit

  27. Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis

  28. Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut Butrint

SPORTI

Agjencia e Shërbimit të Sporteve

MINISTRIA E JASHTME – 3

  1. Agjencia kombëtare e diasporës

  2. Qendra e studimeve dhe publikimeve arbëreshE

  3. Drejtoria e shërbimit të trupit diplomatik

MINISTRIA E FINANCAVE – 8

  1. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

  2. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

  3. Qendra e Trajnimit të Administrës Tatimore dhe Doganore

  4. Agjencia e Inteligjencës Financiare

  5. Autoriteti i Mbikqyrës së Lojërave të Fatit

  6. Agjencia e Trajtimit të Kredive

  7. Drejtoria e Përgjithshëm e Taksës së Pasurisë

  8. Drejtoria e Përgjithshme e Financimeve dhe Kontraktimeve për Fondet e BE-së, BB-së dhe Donatorëve të Tjerë

MINISTRIA E MBROJTJES – 14

  1. Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM)

  2. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC)

  3. Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura (AQFA)

  4. Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE)

  5. Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit (DPRMSH)

  6. Drejtoria e Shifrës (DSH)

  7. Instituti i Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake (IGJIU)

  8. Military Export Import Company (MEICO)

  9. Njësia Mjekësore Ushtarake Përfaqësitë Ushtarake Jashtë Vendit (PUJV)

  10. Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (QKKSH)

  11. Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes (QKMBM)

  12. Muzeu i Forcave të Armatosura (MFA)

  13. Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD)

  14. Roja Bregdetare (RB)

MINISTRIA E DREJTËSISË – 12

  1. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

  2. Drejtoria e Pergjithshme e Përmbarimit

  3. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës

  4. Agjencia e Trajtimit të pronave

  5. Agjencia Kombëtare e Falimentit

  6. Qendra e Botimeve Zyrtare

  7. Drejtoria e Ndihmes Juridike Falas

  8. Instituti i Mjekësisë Ligjore

  9. Komiteti Shqiptar i Birësimeve

  10. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve

  11. Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor

  12. Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve

MINISTRIA E MJEDISIT – 5

  1. Agjencia Kombëtare e Mjedisit

  2. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura

  3. Agjencia Kombëtare e Pyjeve

  4. Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve

  5. Zyra e Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”

24 INSTITUCIONE NE VARESi TE KRYEMINISTRISË

124 në total pa përfshirë institucionet në varësi të Qeverisë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›