E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët s'kthehen në shtëpi, rrinë në Tiranë

Edhe pse ka rret dy muaj që fakultetet janë mbyllur, në konviktet e Qytetit Studenti ka ende lëvizje. Një pjesë e mirë e studentëve kanë zgjedhur pikërisht godinat, ku mund të qëndrojnë edhe gjatë muajve të verës. Këtë zgjedhje ata e kanë bërë për shkak se një pjesë e mirë e tyre banojnë larg nga kryeqyteti. E ndërsa një pjesë tjetër e ka bërë këtë zgjedhje për shkak se janë angazhuar me punë në kryeqytet dhe tani nuk kanë mundur të shkëputen për në rrethet ku ata jetojnë, madje as për pushime shpjegojnë kujdestarët e konvikteve.
Në Qytetin Studenti, ende qëndron hapur godina 22 për meshkujt dhe godina 17 për femrat. Këto godina në një pjesë të madhe të dhomave të tyre, janë zënë nga studentët, të cilët kanë paguar një tarifë shtesë përveç asaj të paguar që në fillim të sezonit shkollor. E ndërsa pjesa tjetër e godinave, pasi ka mbyllur të gjitha inventarët me studentët për materialet e vendosura nëpër dhoma, po përgatitet aktualisht për një prurje të re studentësh që do mbushin godinat duke fiiluar që nga muaji tetor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›