Tirana zbrazet, njerëzit rendin drejt bregdetit

Duket qartë se nëpër rrugët e kryeqytetit mbizotëron një qetësi olimpike. Nëpër rrugët kryesore të saj nuk ka trafik, por thjesht lëvizje makinash. E ndërsa në sheshin "Nënë Tereza", makinat që lëvizin janë të rralla, po ashtu edhe në sheshin "Skënderbej".
Ndërkohë zonat që i qëndrojnë gjithmonë besnik trafikut, janë ato në dalje të Tiranës. Duket se një pjesë e mirë e kryeqytetasve dhe jo vetëm, i janë drejtuar plazheve në Durrës e më tej. Edhe temperaturat e kanë favorizuar diçka të tillë dhe kanë bërë që qytetarët ti harrojnë për pak kohë rrugët e Tiranës. E ndërsa duke e krahasuar me javën e kaluar, duhet theksuar fakti se këtë javë Tirana dukej edhe më e zbrazët. Një lajm i keq ky për bizneset dhe një lajm i mirë për drejtuesit e automjeteve që i qëndrojnë fanatik pjesës së rrugëve të Tiranës. Por kjo situatë nuk ka gjasa të zgjasë gjatë, pasi kjo është edhe java e fundit e muajit gusht dhe pikërisht me ardhjen e shtatorit pritet edhe mbërritja e pushuesve të fundit, që kanë zgjedhur pikërisht këtë kohë për të kaluar pushimet e tyre.