E Diel, 1 Nëntor 2026

Studenti shqiptar në Libi flet Xhaxhai: S’kemi lajm prej tij, të interesohet shteti

TIRANE-Durim Kasemi është 24 vjeç, është nga fshati Kuç i komunës Gur i Zi në Shkodër. Pas tetë vitesh studimi në Damask të Sirisë, ai në korrik të 2010-ës u nis drejt Tripolit për studime të larta në degën e magjistraturës. Xhaxhai i Durimit Taip Kasemi bën të ditur sot për NEWS24 se Durimi nuk ka kontaktuar me familjen që në ditët e para të konfliktit. Xhaxhai i Durimit Taip Kasemi bën thirrje sot që shteti të interesohet për Durimin pasi prej 4 ditësh nuk ka kontakte prej nipit.
Në shtëpi, Durimi ka nënën 58 vjeçare, të vëllanë Agimin dhe nusen e këtij të fundit.
“Kemi folur në telefon me të, në ditët e para të fillimit të protestave, rreth datës 20 shkurt. Ka folur i vëllai dhe një shok i tij i ngushtë, këtu në fshat. Durimi u ka thënë se për shkak të konfliktit ata si studentë kanë mbetur të izoluar në konvikt dhe nuk dinë se çfarë do të bëhet me ta. Ai ka thënë se situata nuk është e mirë në kryeqytet, por që ata po rrinë jashtë këtij konflikti”
Kasemi thotë se prej ditësh nipi nuk përgjigjet në telefon deh kjo ka shqëtësuar së tepërmi familjarët duke pataur parasysh situatën e ndezur në Libir këto ditë dhe luftimet atje.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Libi, nuk dihet numri i shqiptarëve, reagon Ministria e Jashtme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›