E Diel, 1 Nëntor 2026

Libi, nuk dihet numri i shqiptarëve, reagon Ministria e Jashtme

TIRANE-Shqiptarët që gjenden në Libi, janë në mëshirë të fatit. E perditshmja Gazeta Shqiptare ben te ditur se deri dje asnjë “sos” nuk ka patur nga qeveria shqiptare. Madje, edhe ambasadori shqiptar që është i emëruar në Egjipt dhe që mbulon Libinë, nuk ka asnjë informacion për shqiptarët atje. Prej ditësh, që kur filluan trazirat në Egjiptin e Mubarakut, ambasadori Nuri Domi u evakuua në Shqipëri.
Ambasadori Domi, është i vetmi zyrtar shqiptarë që mund të japë një informacion në lidhje me shqiptarët që gjenden në Libi. Pavarësisht se ai është ambasador në Egjipt, ai mbulon të gjithë zonat ku Shqipëria nuk ka ambasada.
Por, pavaresisht informacionit zyrtar, Gazeta Shqiptare sot sjell rrefimin e studentit Hysni Beka, kosovari që gjendet në Tripoli.. Ndryshe nga zyrat e qeverisë shqiptare, ai mund të japë lehtësisht informacion mbi atë ç’ka po ngjet me shqiptarët në Libinë e Gaddafit ku protestat e dhunshme dhe vrasjet po ndodhin prej shumë ditësh. Per me teper lexoni artikullin e zgjeruar sot ne Gazeta Shqiptare.

Nderkohe ne Libi situata sa vjen dhe behet me e trazuar. Televizioni shtetëror i Libisë ka shfaqur dje pamje ku lideri Moamer Gadafi i është drejtuar një turrme në kryeqytetin Tripoli, duke thënë se forcat e tij do të vazhdojnë të luftojnë kryengritjen në vend. Pas takimit të jashtëzakonshëm në Bruksel, NATO-ja tha se nuk do të ndërhyjë në krizën libiane., por do të vazhdojë ta ndjekë situatën për së afërmi.
Ne Libi, ne protestat kunder Gadafit dyshohet se jane vrare mijera veta dhe plagosur dhjetra mijera te tjere.

MPJ MERR MASA PËR EVAKUIMIN E SHTETASVE SHQIPTARË QË GJENDEN NË LIBI
Pas publikimit të Gazeta Shqiptare, Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë njofton se, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, ka marrë masa për evakuimin e shtetasve shqiptarë që ndodhen në Libi.
Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se për të mundësuar këtë operacion, personat e interesuar duhet të kontaktojnë urgjentisht me Ambasadën e Republikës së Turqisë në Tripoli, Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Bengazi dhe me qëndrën e Administrimit të Krizës në Ankara.
Familjarët e këtyre personave duhet gjithashtu të njoftojnë edhe Ministrinë tonë të Punëve të Jashtme për emrat, vendndodhjen dhe mundësisht numrat e telefonit të të afërmve të tyre.
Shërbimi shqiptar konsullor do të ndjekë me vëmendje gjithë operacionin dhe do të mbështesë evakuimin deri në hyrjen e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Për të mundësuar këtë operacion, personat e interesuar duhet të kontaktojnë urgjentisht me një nga numrat e mëposhtëm të telefonit:

Ambasada e Republikës së Turqisë në Tripoli

Tel. 00 218 21 340 11 40

Tel. 00 218 21 340 11 43

Tel. 00 218 21 340 11 44

Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në Bingazi

Tel. 00 218 91 356 46 19

Tel. 00 218 61 223 00 03

Qendra e Administrimit të Krizës në Ankara

Tel. 0090 312 292 2600

Tel. 0090 312 292 2601

Tel. 0090 312 292 2602

Familjarët e këtyre personave duhet gjithashtu të njoftojnë Ministrinë tonë të Punëve të Jashtme në një nga numrat e telefonit

Tel. 068 20 84 171

Tel. 068 22 33 261

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Libi, nuk dihet numri i shqiptarëve, reagon Ministria e Jashtme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›